Panorama Sport (Albania)

Diego Kosta kris Konten me Çelsin

Edhe tekniku italian i pakënaqur me drejtuesit, i injorojnë listën e merkatos

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Duket e pamundur, por në futboll, ako ma më shumë se në çdo fushë tjetër, koha vrapon për të shkartisur letrat dhe përmbysur ekuilibrat. Idhulli i Anglisë, falë fitores në Premier Ligë që në tentativën e parë dhe i lavdëruar nga tifozët dhe shtypi, Antonio Konte, është sot shumë i shqetësuar. Mes tij dhe Çelsit ka tension reciprok. Klubi nuk e ka pritur mirë mesazhin e famshëm që ai i ka dërguar Diego Kostës ku i kërkonte që të gjente skuadër, pasi nuk bënte pjesë më në planet e tij. Ndërsa, nga ana e tij, trajneri nuk është i kënaqur nga merkatoja që po bëjnë drejtuesit, e cila nuk i ka sjellë ende asnjë nga emrat që ai ka kërkuar për përforcimi­n e kampionëve, për të bërë një sezon si protagonis­të edhe në Champions. Është ende herët për të përmendur fjalën divorc, por krisja e parë ka ndodhur.

MERKATO - Emri i fundit që tekniku italian kishte kërkuar, është ai i Lorenco Insinjes (i cili me siguri nuk do të largohet nga Napoli). Por, fakti që në merkaton e Çelsit nuk po lëviz asgjë, i ka lënë një shije të hidhur trajnerit. Skuadra është ende me pushime dhe do të nisë përgatitje­t për sezonin e ri më 5 korrik në qendrën stërvitore "Cobham". Kampionati rinis më 12 gusht, por në zyrat

e klubit fjala merkato është ende një tabu. Dëshirat e italianit janë deri tani ato që vijnë nga ish-skuadra e tij, Juventusi: Leonardo Bonuçi dhe Aleks Sandro. Marko Verrati dhe së fundmi edhe Insinje. Dyshimi se marrëdhëni­et mes klubit dhe teknikut janë ngrirë është

shumë i madh pas çështjes "Diego Kosta". Konte e ka dërguar atë SMS pa marrë më parë miratimin e bordit dhe këtë e dëshmon reagimi i drejtuesve, për të cilët Kosta deklaroi se të ardhmen e tij do ta vendosnin vetëm ata dhe kur të kishte një vendim do t'ia bënin me

dije. "Unë jam ende në pritje të vendimit të klubit. Ata më kanë thënë të mos marr asnjë hap", tha sulmuesi pas ndeshjes kualifikue­se me Maqedoninë, duke injoruar totalisht mesazhin e trajnerit, pasi ka edhe dy vite kontratë në "Stamford Bridge".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania