Panorama Sport (Albania)

Rosberg: $%, kapitull i mb&llur

"&am i lumtur dhe krenar për re'ultatet dhe sukseset (ë kam pasur) *rrita gjithçka"

- OLGERT SERANI

Kampioni i botës në Formula 1, Niko Rosberg, ripërsërit qëndrimin e tij se nuk do të ketë rishikim të vendimit të lamtumirës. Ish-piloti i Mercedesit krejt papritur hoqi dorë nga F1it dhjetorin e kaluar vetëm disa ditë pasi fitoi betejën e fortë me shokun e tij të skuadrës, Luis Hamilton, për titullin botëror të 2016-ës. Por bosi i Mercedesit, ish-eprori i gjermanit, Toto {olf, zbuloi nga Montreali edhe një prapaskenë të rikthimit të Rosberg. "Nuk do të habitesha që një ditë të shohim Nikon që të garojë me Ferrarin ose me një skuderi tjetër". Megjithatë, këtë opsion vetë Rosberg e hodhi poshtë në mënyrë kategorike. "Jo, unë në të vërtetë e kam mbyllur karrierën time, -tha Rosberg për gjermanen "Sport Bild".{në jam i lumtur dhe krenar për rezultatet dhe sukseset që kam arritur. Më kanë plotësuar të gjitha. Tashmë kjo çështje i përket së kaluarës, po shoh për projekte të reja". Mes të tjerash Rosberg shtoi se do të refuzonte edhe propozimin e një rikthimi të vetëm thjesht për kënaqësi sikurse bëri Xhenson Baton | edhe ky i tërhequr nga Formula 1} në ~mimin e Madh të Monakos, kur zëvendësoi Fernando Alonso i cili mori pjesë në atë fundjavë në serinë e garave amerikane "Indy 500". "Nuk e kam menduar kurrë një gjë të tillë, por edhe kësaj do t'i thosha jo", u shpreh piloti gjerman. Madje, 31-vjeçari largoi edhe mundësinë e një tjetër serie si ajo e Formula E, që është gjithashtu jashtë planifikim­eve të tij. "Për momentin jo. {në jam duke kërkuar për sfida të tjera, por kush e di, ndoshta një ditë në të ardhmen".

FINLAN EZI- Ai që e zëvendësoi te njëvendësh­ja e kampionëve të botës Valteri Botas shpreson të qëndrojë te kjo skuderi edhe pas këtij sezoni. Botas iu bashkua Mercedesit në fillim të këtij viti pas aventurës me {illiams. Ndërsa është nën kontratë njëvjeçare, finlandezi shpreson që ky bashkëpuni­m

të vazhdojë më gjatë. Botas arriti "pole position"-in e tij në karrierë në F1 në Bahrein përpara se të fitonte pas dyjavësh në ~mimin e Madh të Rusisë në Soçi. "Sigurisht shpresoj të qëndroj te Mercedesi, por gjithsesi është ende herët të flitet për këtë. Për momentin fokusi im është te garat, tek e tashmja".

 ??  ?? Valteri Botas dhe Niko Rosberg
Valteri Botas dhe Niko Rosberg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania