Panorama Sport (Albania)

Ze Maria, trajneri i i ri ri i i Tiranës: Tiranës: Do Do ringjallem­i si Juvja

“Synoj ringjitjen e skuadrës në Superiore, edhe Juventusi ka kaluar momente të vështira”

- ADELA MERKO

Tirana gjen pasardhësi­n e Mirel Josës. Kanë mjaftuar vetëm 24 orë që bardheblut­ë të zgjedhin trajnerin e ri, i cili pas gati 5 vitesh vendos që t'ia besojë pankinën sërish një të huaji (i fundit ka qenë Hulian Rubio, që i dha klubit 3 trofe). Bëhet fjalë për Hoze Marcelo Ferreira, i njohur botërisht si Ze Maria, ish-lojtar i Interit dhe përfaqësue­ses së Brazilit. Do të jetë pikërisht ai trajneri që do të zërë vendin e lënë bosh prej të larguarit Josa. Edhe pse fillimisht drejtuesit kishin vendosur që "timonin" t'ia besonin dyshes Egbo-Gvozdenovi­ç, gjithçka ndryshoi, pasi gjetën një emër të njohur të futbollit ndërkombët­ar, një ish-lojtar me një karrierë të pasur, por vetëm në futbollin e luajtur.

MARRËVESHJ­A - Palët kanë gjetur menjëherë akordin paraprak. Klubi, pasi ka marrë OK-in e Ze Marias, i cili ka mirëpritur ofertën e Tiranës, edhe pse të rënë nga kategoria, i ka prerë menjëherë biletën e avionit. 43-vjeçari kishte vetëm dy ditë që kishte dorëzuar dorëheqjen te Gor Mahia në Kenia, ekip që e drejtonte prej 14 muajsh. Dhe ndoshta këtë vendim e ka marrë pasi është "joshur" nga Tirana europiane. Mësohet se mbrëmë ai ka zbarkuar në tokën shqiptare dhe, pasi të diskutojë me drejtuesit për termat kontraktua­lë dhe ato financiarë, do të vijë edhe firma. Klubi ka planifikua­r paraprakis­ht që sot të bëjë edhe prezantimi­n e tij para mediave dhe vetëm më pas të zbresë në fushë për të nisur punën për Ligën e Europës. Nga sa bëhet e ditur prej kontratës së fundit, ai përfitonte afro 4500 euro dhe gjasat janë që edhe bardheblut­ë t'i ofrojnë po aq, por sigurisht duke shtuar edhe bonuese. Kontrata do të jetë afatgjatë, megjithatë detajet do të zbardhen në vazhdim. Sakaq, një prej kushteve që do të përfshihen në letër, do të jetë ngjitja në Kategorinë Superiore.

DEKLARATA - Fill sapo ka shkelur në Rinas, në një deklaratë të dhënë për "Supersport" ai është shprehur se nëse vjen firma, qëllimi do të jetë që të ringjisin skuadrën në elitë, ndërsa kujton rastin e Juventusit. "Mendoj se do ta mbyllim marrëveshj­en gjatë orëve të ardhshme. E njoh disi këtë klub të madh, është e pamundur të mos dëgjosh për një klub të tillë. Edhe Juventusi në Itali ka kaluar momente të vështira dhe kjo mund t'i ndodhë çdo skuadre. Kam një mik që jeton këtu në Shqipëri, i cili më ka folur për klubin dhe vendosa të pranoj këtë sfidë sepse është klubi me historinë më të madhe këtu, prandaj mendoj se është një sfidë e madhe. Jam një njeri që kam provuar përherë sfida të

tilla. Objektivi është ringjitja e Tiranës në Superligë sepse një klub me këtë histori nuk mund të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Këtë vit nuk kam ndjekur ndeshje të Tiranës, por kam informacio­ne për disa lojtarë dhe do t'i njoh gjatë ditëve të ardhshme", u shpreh fillimisht ai. Çështja e zyrtarizim­it do të presë edhe disa orë, sepse, siç e pranoi edhe vetë braziliani, të shtunën do të merret vendimi përfundimt­ar. "Shpresoj që, nëse gjithçka shkon sipas parashikim­eve, të firmos të shtunën", përfundoi Ze Maria.

KARRIERA - Kujtojmë që Ze

Maria ka luajtur me ekipe si Interi, Parma apo Peruxhia në Serinë A, ndërsa në "timon" përvojën e ka të pakët. Ai ka drejtuar Group Kastelo në nivelet amatore italiane dhe Katanzaro në Serinë D. Pas një shkëputjej­e gati 5-vjeçare me trajningun, shkoi në Rumani, ndërsa ishte në krye të Ceahlaul. Ai ka drejtuar deri dy ditë më parë Gor Mahian, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit në mënyrë të papritur. Me sa duket, braziliani kishte filluar negociatat me Tiranën dhe ka arritur akordin me ta për t'u kthyer në Europë.

 ??  ?? Ish-lojtariIsh-lojtari i i InteritInt­erit pasonpason JosënJosën në stolinstol­in bardheblu,bardheblu, sot prezantimi.prezantimi. DoDo tentohette­ntohet AbazajAbaz­aj përpër Europën,Europën, ikinikin dydy afrikanëaf­rikanë
Ish-lojtariIsh-lojtari i i InteritInt­erit pasonpason JosënJosën në stolinstol­in bardheblu,bardheblu, sot prezantimi.prezantimi. DoDo tentohette­ntohet AbazajAbaz­aj përpër Europën,Europën, ikinikin dydy afrikanëaf­rikanë
 ??  ?? Ze Maria dhe menaxheri Hektor Çomo në Rinas, fill pasi braziliani kishte mbërritur në Shqipëri
Ze Maria dhe menaxheri Hektor Çomo në Rinas, fill pasi braziliani kishte mbërritur në Shqipëri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania