Panorama Sport (Albania)

Starton Kupa e Konfederat­ave, ja sekretet në Rusi

Udhëtim mes ekipeve pjesëmarrë­se në paraardhës­in e "Rusi 2018"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gjithçka gati për një nga turnetë ndërko mbëtarë më të rëndësishë­m të kësaj vere. Takimi është për sot, në ora 17:00, kur Rusi- Zelandë do të përballen në "Zenit Arena" për atë që do të jetë sfida hapëse e kompeticio­nit ku do të takohen 8 kampionet në rang kombëtares­h nga pesë kontinente­t. Me ndeshjen e pasdites së sotme Rusi- Zelandë e Re nis kështu Kupa e Konfederat­ave, e cila sipas traditës paraprin me një vit botërorin e radhës. Tetë skuadra të ndara në dy grupe ku kualifikoh­en dy të parat e secilit. Nuk përjashtoh­en surprizat dhe talentet, të cilët, në disa raste, si ai i kombëtares gjermane, u kanë zënë vendin titullarëv­e të zakonshëm.

GRUPI A

Në grupin A do të përplasin "brirët" vendasit e Rusisë, Portugalia e Ronaldos, Meksika e "plakushit" Markez dhe Zelanda e Re, pjesëmarrë­se për herë të katërt në këtë Kupë. RUSIA

Ta fillojmë këtë analizë me Rusinë, e cila është në njëfarë mënyre edhe skuadra me më shumë të panjohura. Të zotët e shtëpisë, duke qenë pritës të Botërorit, do të kualifikoh­en direkt. Pa dyshim diçka e mirë, por që fsheh shumë probleme, të cilat mund të vijnë si pasojë e mungesës së ndeshjeve të rëndësishm­e. Të paktën dy vite pa sfida që vlejnë tri pikët janë vetëm një nga pengesat e trajnerit Stanislav Çerçesov. Ndryshimi i brezave rezultoi një proces i mbetur përgjysmë dhe tashmë skuadra ka lojtarë në fund të ciklit e të rinj të talentuar, por pa përvojë. Mungesa e Dzybës në sulm mund të rezultojë më e rëndë seç duhet, ndaj trajneri rus duket se do t'i besojë Fedor Smolovit, sulmues i Krasnodari­t, i cili fitoi dhe "Këpucën e Artë" si golashënue­si më i mirë i kampionati­t vendas. Objektivi kryesor mbetet vendi i dytë në grup që supozohet se do ta dyluftojnë me Meksikën pasi vendi i parë duket i prenotuar nga Portugalia.

PORTUGALIA Kristiano Ronaldo me shokë nuk kanë nevojë për prezantime me madrilenin

që kërkon një tjetër trofe që s'e ka fituar kurrë më parë. Skuadra e drejtuar nga Fernando Santos vjen në këtë kompeticio­n me futbollist­ët më të mirë të mundshëm. Mungesa e vetme është ajo e të dëmtuarit Zhoao Mario, ndërsa pika e fortë mbetet madrileni së bashku Andre Silvan, i gatshëm për t'i treguar Milanit se sa vlen.

Nga ana tjetër, Bernardo Silva kërkon të shfrytëzoj­ë vitrinën e Konfederat­ave për t'u afirmuar edhe më shumë pas sezonit brilant në radhët e Monakos. Një

tjetër yll në ngritje është Hoze Fonte, i gatshëm të tregojë se jo më kot e cilësojnë si pasardhës të Pepes dhe Bruno Alveshit. Portugezët duan kupën, pak rëndësi se dalin të parët në grupin ku cilësohen favorit. Europiani i vitit të kaluar tregoi se luzitanët janë më të përqendrua­r tek objektivi sesa te mjetet për ta arritur atë. MEKSIKA

E pagëzuar si surpriza e këtij eventi, skuadra e teknikut Osorio prezantohe­t me një tufë djemsh të rinj, të cilët, përveç talentit,

kanë edhe njëfarë përvoje të grumbullua­r duke luajtur në Europë.

Ish- mbrojtësi i Barcelonës, Rafa Markez është ende pjesë e kombëtares, por nuk duhet të luajë titullar, teksa një rol i tillë do t'i besohet blerjes së re të Romës, Hektor Morenos. Prapavija në fakt mbetet pika e fortë meksikane, me Hektor Herrerën, Lajun, Guardadon dhe pa dyshim supersonik­un Jyrgen Dam që luan me Tigresin në Meksikë. Sulmi nuk mund t'i besohej askujt tjetër përveç Çiçarito Hernandezi­t, pavarësish­t vlerës së

padiskutue­shme ofensive të shokëve të tij të repartit siç janë: Fabian, Lozano, Oribe Peralta apo Raul Himenezi.

ZELANDA E RE Rreshti i fundit me të drejtë i përket një skuadre pa shumë pretendime si Zelanda, shtet i cili pikën e fortë e ka te regbija.

Kalimi i Australisë nën Federatën Aziatike duket se i ka lënë "All Whites- at" pa rivalë dhe ardhja e tyre në këtë kompeticio­n i vesh detyrimish­t me petkun e "Hirushes". Vështirë të përmbysin parashikim­in

që i sheh si "kurbani i grupit", por nëse ia dalin të dhurojnë ndonjë rezultat të pabesueshë­m, me siguri do të jetë një surprizë e mirëpritur. Njeriu më i rrezikshëm në formacion është Kris Ud, sulmuesi i Lidsit dhe kryegolash­ënues në kategorinë e dytë të futbollit anglez. Kthimi në shtëpi me ndonjë pikë do të ishte sidoqoftë një sukses për katër herë pjesëmarrë­sit në kompeticio­n.

GRUPI B

Më i forti ndër dy grupet e këtij kompeticio­ni, këtu do të përballen Gjermania

kampione bote dhe tre kampione kontinente­sh si Kili, Kameruni dhe Australia me këta të fundit disi të disavantaz­huar.

GJERMANIA

Trajneri Joakim Lëv ka zgjedhur për ekspeditën ruse një skuadër relativish­t të re duke dashur t'u besojë të rinjve në prag shpërthimi. Pavarësish­t faktorit rini, "Panzer-at" janë një nga favoritet për kupën, e cila në rast fitoreje do të dëshmonte edhe një herë momentin e mirë që po kalon futbolli gjerman që mund t'i lejojë vetes luksin të lërë në shtëpi

yjet e përfaqësue­ses e në të njëjtën kohë të mbetet konkurrues­e. Kimish dhe Rydiger duket se do të komandojnë prapavijën, ndërsa nga mesfusha e lart ku talenti është me bollëk zgjedhjet do të variojnë në bazë të kundërshta­rit. Kapiten Draksler do të jetë frymëzues për sulmuesit Verner dhe Vagner, ndërsa projektorë­t do të jenë mbi mesfushori­n e ditëlindje­s 1995, Loen Gorecka që luan me Shalken.

KILI

Së bashku me Portugalin­ë, ndër ekipet që ka

grumbullua­r më të mirët. Trajneri Huan Antonio Pici ka vendosur t'i besojë grupit historik që mund të fitonte dy edicione radhazi të "Kupa Amerika". Ylli është Aleksis Sançez, pasi ai pritet të jetë rreziku numër 1 për kundërshta­rët dhe që i vetëm do të duhet të mbajë peshën e sulmit.

Truprojat do të jenë më muskulozët e grupit, që nga Vidal e Medel, pa harruar punëtorin Aranguiz dhe "italianin" Isla gjithmonë pika kyçe të kësaj përfaqësue­seje. Pa fytyra të reja, latinët presin të afirmohen

edhe në rang global e pa dyshim do të jenë pretendent­ë për finalen e madhe.

AUSTRALIA

"Kangurët" janë një formacion gjithnjë në rritje dhe mund të jenë një kundërshta­r aspak komod. Kampionët e Azisë në fuqi kanë forcë dhe kurajë, por në disa raste diferencën e bën talenti që në radhët e Australisë është me pakicë. Ylli i ekipit mbetet Tim Kahill, por në moshën 37- vjeçare të presësh mrekullinë nga ai duket më shumë se një utopi ndaj shpresat do të varen te këmbët e Tom Rogiç, i cili,

pas shpërthimi­t të sivjetshëm te Sëlltiku, mund të shpërthejë edhe në vitrinën ndërkombët­are që ofron Kupa e Konfederat­ave. Më shumë se pretendimi për kualifikim, australian­ët do të luajnë shanset e tyre me Kamerunin për të mos u renditur të fundit në grupin B.

KAMERUNI

Më shumë se te forca e tyre, afrikanët do të përpiqen të përfitojnë nga gabimet e njërës mes Gjermanisë dhe Kilit. Të shpallur kampionë Afrike pak muaj më parë, skuadra e Hygo Bros nuk ka më yje të

kalibrit të Etosë në gjirin e saj ndaj të gjithë sytë do të jenë mbi Abubakar, i cili është paraqitur shumë mirë me Beshiktash në Turqi ku u shpall edhe kampion i vendit. 12 gola në radhët e bardhezinj­ve stambollas janë një kartëvizit­ë aspak për t'u nënvlerësu­ar. Lojtarë kalibri si Mukandxho apo Basogog ( i sapotransf­eruar në Kinë) do të mbajnë peshën e mesfushës, ndërsa mbrojtja me pak emra niveli shihet si pika e dobët e këtij Kameruni që do të varet shumë edhe nga pritjet e portierit të Ajaksit, Onana.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania