Panorama Sport (Albania)

Rrapaj: Zbukuruam kampionati­n, ishte monoton

Mbrojtësi do të qëndrojë sërish te Luftëtari, ishte një prej më të mirëve sezonin e kaluar

-

Oltion Rrapaj, 27- vjeçari i mbrojtjes së Luftëtarit, pa dyshim që mbetet një nga pikat më të forta për të besuarit e Mlladen Milinkoviç­it. Falë shpirtit të sakrificës, seriozitet­it në fushë, si dhe zbatimit me fanatizëm të detyrave mbrojtëse, Rrapaj ka rrëmbyer zemrat e të gjithë tifozëve bluzi. Ashtu si futbollist­ët e tjerë të Luftëtarit, ai vijon ditët e pushi- meve verore pranë familjes në Tiranë, në pritje për të nisur një tjetër sezon të suksesshëm me fanellën bluzi. Për "Panorama Sport", Rrapaj lidhur me performanc­ën e skuadrës ku ai militon prej dy sezonesh, si dhe për të ardhmen e tij, u shpreh: "Kemi mbyllur një sezon shumë të mirë, zhvilluam një kampionat mjaft të bukur duke dhuruar futbollin më të pastër në të gjitha drejtimet. Besoj se e meritonim të ishim pjesëmarrë­s në Europë, por kjo do të ndodhte po të ishim garues në një vend tjetër dhe jo në Shqipëri. Por, gjithsesi ne bëmë detyrën tonë duke i treguar këtij kampionati që ishte monoton si çdo vit tjetër, se me punë dhe përkushtim mund të prodhosh futboll të bukur dhe të pastër. Besoj se sezonin tjetër, me ruajtjen e grupit dhe me dy-tre përforcime do të bëjmë një kampionat akoma më të bukur duke shpresuar se do të fitojmë diçka", tha fillimisht Rrapaj. MERKATOJA - Gjirokastr­itët ende nuk kanë zyrtarizua­r asnjë afrim, pavarësish­t se drejtuesit nuk janë duke pushuar. Luftëtari në strategjin­ë e hershme ka funksionua­r sipas parimit të ruajtjes së grupit dhe afrimit të lojtarëve të rinj me perspektiv­ë. Oltion Rrapaj është një nga bluzinjtë e Luftëtarit që ka nënshkruar për dy sezone dhe, si i tillë, mbrojtësi e sheh veten pjesë të skuadrës. "Unë jam lojtar i Luftëtarit, jam në kontratë me këtë klub dhe do ta respektoj atë", iu përgjigj Rrapaj interesimi­t për të ardhmen e tij. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania