Panorama Sport (Albania)

Bella refuzon ofertat: Qëndroj sërish te Tomori

-

Tomori vijon pushimet që prej përfundimi­t të kampionati­t, ndërkohë që pjesa më e madhe e futbollist­ëve kanë filluar të frekuentoj­në bregdetin në këto ditë mjaft të nxehta. Në kampin beratas gjithçka ngelet pezull për sa i përket riorganizi­mit dhe merkatos, ku gjithçka pritet të fillojë në ditët e para të muajit korrik. Sipas informacio­neve paraprake, mësohet se do të ndërtohet një grup, i cili pritet të konkurrojë denjësisht në garën për të qenë pjesë e 3 ekipeve më të mira, duke mos përjashtua­r në këtë mënyrë objektivin e shumëpritu­r, Superioren. Ndërkaq, pjesa më e madhe e futbollist­ëve kanë marrë edhe ofertat e para nga skuadra të ndryshme të kampionati­t tonë, të cilat janë duke i studiuar ato me kujdesin më të madh. Aldo Bella është një prej futbollist­ëve me disa oferta në drejtim të tij, mirëpo 30-vjeçari duket se ka përjetuar një aventurë të lumtur me Tomorin dhe dëshiron sërish që të jetë pjesë e kësaj skuadre. Tashmë, gjithçka pritet të ngelet në dorën e drejtuesve, pasi do të jenë ata ideatorët e Tomorit për sezonin e ardhshëm. Në një prononcim për "Panorama Sport", futbollist­i Bella u shpreh: "Këtu kam kaluar momente të bukura, të cilat dua t'i përjetoj sërish. Jam tepër i kënaqur nga korrektësi­a e drejtuesve, pasi më kanë mbështetur maksimalis­ht në çdo aspekt të mundshëm. Grupi kishte në përbërje futbollist­ë shumë të mirë, paçka jemi të vetëdijshë­m që duhet të kishim treguar shumë më shumë se aq. Kam dy oferta serioze deri në këto momente, por nuk do të bëjë asnjë hap pa biseduar në fillim me drejtuesit e Tomorit. Dëshira është që të luajë përsëri për skuadrën beratase, mirëpo gjithçka ngelet në dorën e tyre. Jam në pritje të thirrjes së tyre", përfundoi Bella. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania