Panorama Sport (Albania)

Martoreli: Familja e Donarumës, fajtore dhe e pabesë

Flet menaxheri i parë i portierit: Nuk habitem që Xhanluixhi nuk do të rinovojë në Milano

-

Çështja "Donaruma" po trondit jo pak persona, madje ka nervozuar edhe disa të tjerë, mes të cilëve është edhe Xhokondo Martoreli, menaxheri i parë i Xhanluixhi­t. Në një intervistë për "TMW Radio", ai nënvizon se jo vetëm Raiola, por pas këtij refuzimi që ai nuk ngurron ta quajë aspak sportiv, fshihen sidomos familjarët e futbollist­it. "Ndoshta do të dukem antipatik, por unë jam ndër të paktit që e parashikov­a këtë skenar, prandaj nuk më duket një surprizë fakti që Donaruma nuk pranon të rinovojë me Milanin. Ky është një problem që duhej të parashikoh­ej që në fillim, për të kuptuar se cili është përgjegjës­i kryesor, sepse kur çështja ka arritur deri këtu, në vitin e fundit të kontratës, panorama aktuale është e vështirë që të ndryshojë, - nënvizon Martoreli. - I njoh të gjithë, familjen, të afërmit, çdo cep të shtëpisë Donaruma. Habitem që ka shumë organe mediatike që janë në dijeni të kësaj që unë po them, por e injorojnë në mënyrë absurde. Historia e Donarumës është shumë e ngatërruar dhe ky është rezultati final i shumë sjelljeve aspak korrekte që në fillimet e karrierës së tij. Që do të thotë? Të them që e zbulova unë është antipatike. Ishte 10 vjeç dhe jam i sigurt që edhe një i verbër do t'i kishte kuptuar cilësitë e tij. Një natë, pashë një djalë të ri, teksa priste topat dhe telefonova menjëherë Auzilion e Interit. Nga ajo natë dhe për tri vite me radhë, deri në 2013-ën, nisi një marrëdhëni­e e ngushtë me Interin, skuadër me të cilën bëri disa prova, një histori e gjatë, derisa një pasdite, unë me babanë dhe të ëmën e tij gjetën akordin pas 4 viteve pune së bashku. Ndërkohë, ditën tjetër, pas firmës me Interin dhe pasi ishim kthyer në Napolin, ata të dy (babai dhe e ëma), morën sërish avionin për në Milano dhe firmosën me Milanin, duke e quajtur të pavlefshme marrëveshj­en time me Interin. Prandaj, ky gjest i pabesë nga ana e tyre duket se po përsëritet sërish. Sa mund të ndikojë 1 milion euro diferencë për një 18vjeçar? Kur mendoj se ka njerëz që shkojnë çdo ditë në punë dhe më dëgjojmë mua të them se 1 milion euro nuk janë diçka e bukur, ndoshta shumë do më urrejnë. Por në kontekstin e një 18-vjeçari që nuk kënaqet me 5 milionë në klubin që i dha besim, por kërkon 6 milionë euro në vit, për një futbollist, diçka e tillë nuk është diçka që mund të të ndryshojë jetën. Fundja, pas 5 viteve me Milanin do të ishte 23 vjeç dhe do të kishte sërish të gjithë karrierën përpara...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania