Panorama Sport (Albania)

Raiola i ofron Xhixhon Interit

Klubi i Zhang gati të futet në aksion për ta marrë portierin me 0 € verën e ardhshme

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

“Tour de force"- i djeshëm i Mino dhe Enzo Raiolës ka prekur disa etapa milaneze. Dy vëllezërit Raiola kanë pasur disa takime të njëpasnjës­hme me tri ekipet më të mëdha në Itali, Juventus, Inter dhe Milan. Ata kanë drekuar me drejtuesit e Juventusit, më pas janë takuar me Auzilion dhe drejtuesit e tjerë zikaltër, për ta përfunduar me kuqezinjtë në "Casa Milan", ku vendosën për mosrinovim­in e kontratës së portierit të talentuar, Xhanluixhi Donaruma. Takimi midis superagjen­tit italo-holandez dhe dirigjentë­ve zikaltër ka nxjerrë në pah disa objektiva të Interit, si mbrojtësi i djathtë 21-vjeçar, Keni Tete, i cili aktivizohe­t tek Ajaksi. Por një emër surprizë, që ka dalë pas këtij takimi, është ai i Xhastin Kluivert. Anësori i djathtë, i cili aktivizohe­t tek i njëjti klub si Tete (Ajaks), është një profil që pëlqehet tejmase nga drejtuesit zikaltër, por për të duhet të mundet konkurrenc­a e turqve të Gallatasar­ajit, të cilët kanë shumë kohë që janë në gjurmët e tij.

Djali i Patrik Kluivert, një talent i vërtet i futbollit njësoj si i ati, do të ishte një goditje "alla Sabatini": Një talent me perspektiv­ë, gati për t'u bërë pjesë e një ekipi të madh si Interi.

SURPRIZA DONARUMA - Pas diskutimit për dy talentet e Ajaksit, është prekur edhe

tema e Donarumës. Siç raportohet nga mediat italiane, agjenti i portierit 18- vjeçar Mino Raiola u ka komunikuar drejtuesve zikaltër se Donaruma nuk kishte ndër mend të rinovonte me klubin kuqezi, përpara se të takohej me drejtorin sportiv të Milanit, Marko

Fasone. "Ju intereson" ka qenë batuta e Raiolës për dirigjentë­t zikaltër, të cilët janë gati të futen në aksion për ta marrë me koston zero verën e ardhshme, duke parë krisjen e Donarumës me klubin. Ndërmjet pistave "të nxehta" Tete-Kluivert dhe sugjerimit Donaruma.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania