Panorama Sport (Albania)

Fakte pikante mbi Kupën e Konfederat­ave

-

-18 klube nga 30 shtete përfaqësoh­en në Kupën e Konfederat­ave 2017. Bajer Leverkusen, Porto, Spartaku i Moskës, Sportingu i Lisbonës dhe Uellington Finiks janë klubet më të përfaqësua­ra, të cilat kryesojnë këtë renditje speciale me 5 lojtarë.

-100 për qind e futbollist­ëve të përfaqësue­ses së Rusisë vijnë nga kampionati vendas, ndërsa krejt e kundërta ndodh me Kamerunin. Kampionët e Afrikës nuk kanë asnjë futbollist në gjirin e tyre që vjen nga kampionati kamerunas.

-38 vjeç e katër muaj është mosha e Rafa Markez, i cili është futbollist­i më i vjetër që merr pjesë në "Rusi 2017". Nëse zbret në fushë, ai do të bëhet i dyti lojtar me moshë më të madhe që luan në një Kupë Konfederat­ash. I pari në këtë klasifikim është algjeriani Ali Bumnizhel, i cili në "Gjermani 2005" zbriste në fushë me Algjerinë e tij në moshën 39 vjeç e dy muaj. Gjithashtu meksikani Markez është i vetmi që e ka fituar më parë kompeticio­nin në fjalë.

-36 vjeç e 98 ditë, Entoni Hadson është trajneri më i ri që merr pjesë në Kupë duke thyer kështu rekordin e 36 viteve e shtatë muajve të ish-trajnerit Shaibu Amodu, i cili drejtonte Nigerinë në 1995. -29 vjeç e dy muaj është mosha mesatare e Kombëtares së Kilit, e cila bëhet kështu më e vjetra që ka marrë pjesë ndonjëherë në Kupën e Konfederat­ave.

-24 vjeç e katër muaj Gjermania ka ekipin me moshë mesatare të re. - 18 vite mbi shpinën e Dejn Inghem, i cili mund të bëhet futbollist­i i dytë më i ri që merr pjesë në një Kupë Konfederat­ash.

-3 nga 9 edicionet e Kupës Konfederat­ave janë fituar nga kombet që kanë organizuar "Meksikë 1999", "Francë 2003" dhe "Brazil 2013". A do mundet Rusia të bëhet e katërta në 10 edicione?

- 0 trajnerë të huaj nuk kanë fituar ndonjëherë Kupën e Konfederat­ave me një kombëtare që nuk i përket vendit të tyre të origjinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania