Panorama Sport (Albania)

Ronaldo i fut në sherr, PSG-Junajtid një duel milionash

Murinjo ofron 210 mln € dhe De Gean për Kristianon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Prenotoni shezlongët dhe çadrat e diellit, sepse për tifozët e futbollit do të jetë një verë e nxehtë dhe me shumë materiale për të lexuar. Telenovela që mban titullin "Kristiano Ronaldo" sapo ka filluar. Ditën e djeshme, "Daily Mail" ka shkruar se skuadra e PSG-së është më e favorizuar për të marrë shërbimet e yllit portugez, për faktin se përpara finales së Ligës së Kampionëve në Kardif ka pasur një takim mes presidenti­t Naser Al Khelaifi dhe agjentit të lojtarit Zhorg Mendez. Tabloidi britanik bën me dije se takimi ka zgjatur dy orë, në të cilat Mendez i ka shpjeguar sheikut situatën e vështirë që po kalon Ronaldo dhe dëshirën për të nisur një aventurë të re. Al Khelaifi e ka dëgjuar me vëmendje dhe sigurisht që ka shfaqur interes për Ronaldon, pasi nuk është hera e parë që ai dëshiron ta transferoj­ë në Francë. Raportet e shkëlqyera që kanë palët ka bërë që PSG-ja të jetë e avantazhua­r.

MURINJO S'DORËZOHET - Duke parë që skenari për të transferua­r Ronaldon në Kinë është vështirësi­sht i realizuesh­ëm, skuadra e dytë në garë për të është Mançester Junajtid. Këta të fundit nuk kanë ndër mend të dorëzohen ende pa nisur garën. "Djajtë" janë gati të bëjnë një ofertë joshëse dhe të çmendur për Realin: 210 milionë euro dhe kartonin e portierit De Gea për portugezin dhe për Alvaro Moratën. Ndoshta edhe dëshira e futbollist­it është të rikthehet sërish aty ku e nisi futbollin në nivelet e larta. Junajtid është shtëpia e tij dhe tifozët do ta përqafonin një rikthim të tijin në "Old Trafford".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania