Panorama Sport (Albania)

Shorti, Kukësi lutet për Mariborin dhe... Sëlltikun

Gjici ëndërron skocezët, por shpresohet te rival më i lehtë

- SKERDILAID SULOZEQI

Nisin ethet e Ligës së Kampioneve për Kukësin. Sot skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka do të mësojë kundërshta­rin që do të sfidojë në debutimin historik në turin e dytë paraelimin­ator të kompeticio­nit më të rëndësishë­m për klube. Në Nion të Zvicrës, UEFA do të hedhë shortin në orën 12:00 për turin e parë dhe të dytë të Champions-it, ndërsa një orë më pas do të zbulohen çiftet e skuadrave që marrin pjesë në Ligën e Europës. Këtë edicion në Europë, Shqipëria përfaqësoh­et me Partizanin dhe Skënderbeu­n si vendi i dytë dhe i tretë në kampionat, por gjithashtu Tiranën, që fitoi Kupën e Shqipërisë më 31 maj. PREFERENCA

Por cilat janë preferenca­t e klubit verior për shortin e sotëm? Presidenti Safet Gjici kërkon një duel luksi me gjigantët skocezë, Sëlltik Gllazgou. Këtë kreu i klubit verior e ka deklaruar pak ditë më parë për mediat skoceze. "Për klubin tonë, do të ishte një kënaqësi e vërtetë dhe një nder të përballemi me Sëlltikun në Ligën e Kampioneve. Unë nuk e kam vizituar asnjëherë Skocinë, por do të dëshiroja shumë, pasi miq të mi, të cilët kanë qenë atje, më kanë treguar se është një vend i këndshëm", pat thënë Gjici. Ndërkohë, i kontaktuar dje nga gazeta, menaxheri i klubit, Naim Halili, në lidhje me shortin deklaroi: "Preferoj të kemi si rival Mariborin. Nga skuadrat që janë të mundshme, gjykoj se sllovenët janë më të kalueshëm se të tjerët".

Ndërkohë, shorti mund të vendosë Kukësin përballë me Astanën, ku aktivizohe­t sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku. Por, shanset janë që të kemi edhe një përballje Kukësi-Karabak, aty ku prej disa sezonesh aktivizohe­t

kapiteni i kuqezinjve, Ansi Agolli.

STRATEGJIA

Deri më tani, Kukësi nuk ka qenë shumë aktiv në merkato, por sot pritet të nisë një javë komplet ndryshe dhe me shumë zhvillime te kampionët në fuqi. "Panorama Sport" zbulon se nga shorti varen shumë gjëra për strategjin­ë që do të ndjekin drejtuesit e Kukësit në merkato. "Në rast bie një skuadër e kalueshme, atëherë klubi do të futet fuqishëm në merkato, me synimin për të tentuar kalimin e turit. Por, në rast se shorti do të vinte përballë Kukësin me një klub të madh Europian si Sëlltiku, Salzburgu apo Partizan Beogradit, natyrisht në merkato do të ketë më pak lëvizje të bujshme, pra klubi nuk do të shpenzojë shumë", tregon për gazetën një burim i sigurt në klub.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania