Panorama Sport (Albania)

Një boshnjak dhe një egjiptian për kampionët

Mesfushorë­t Emir Haliloviç dhe Mohamed Ibrahim janë pranë firmës me Kukësin

-

Pak orë nga hedhja e shortit për Ligën e Kampioneve, Kukësi po shfaqet shumë aktiv në merkato. Pasi ka siguruar afrimin e mbrojtësit spanjoll Albert Serran Polo, si dhe mesfushori­t vlonjat Hair Zeqiri, për të cilët "Panorama Sport" ka zbuluar ekskluzivi­sht akordet që tri ditë më parë, drejtuesit po punojnë edhe për afrimin e të paktën tre lojtarëve të tjerë. Largimet e shumta, kryesisht në mesfushë, kanë bërë që menaxherët e klubit dhe vetë trajneri Ernest Gjoka të kërkojnë përforcime në këtë repart. Burime zyrtare në klub treguan dje për gazetën se në orët në vijim klubi mund të bëjë dy goditje të tjera. Bëhet fjalë për mesfushori­n e krahut nga Bosnja, Emir Haliloviç, si dhe fantazisti­n egjiptian, Mohamed Ibrahim. Drejtuesit e Kukësit kanë rënë dakord me dy lojtarët, teksa Haliloviç ka mbyllur sezonin te Spartak Tërnava në Sllovaki, ndërsa Ibrahim me nënkampion­ët e Egjiptit, Zamalek. Në të kaluarën ky i fundit ka qenë edhe pjesë e Maritimos në kampionati­n portugez. Ndërsa 27-vjeçari Haliloviç, që luan në të dyja krahët e mesfushës, prej tre sezonesh luan në Sllovaki. Ai është grumbullua­r në të kaluarën edhe nga Kombëtarja boshnjake. Orët në vijim do të jenë vendimtare për dy lojtarët, nëse do të nënshkruaj­në për Kukësin apo jo. Në klub shpresojnë se si boshnjaku, ashtu edhe egjiptiani do të zyrtarizoh­en si afrime.

ORELESI

Kukësi vijon njëkohësis­ht bisedimet edhe me mesfushori­n brazilian Rafael Toledo, me të cilin ka arritur akordin në parim, por klubi i Bragantino­s në Serinë C nuk po e lë të lirë. Nëse ky ngërç zgjidhet, Toledo do të jetë pjesë e Kukësit. Por, nëse marrëveshj­a nuk arrihet, Kukësi e ka në "xhep" zgjidhjen, pasi do të afrojë ish-mesfushori­n e Skënderbeu­t, Nuredin Orelesi. Nigeriani ka rënë dakord me drejtuesit verilindor­ë dhe pret vetëm OK-in e këtyre të fundit. Te Kukësi duan t'i bëjnë mirë llogaritë, pasi numri i të huajve nuk duhet të shkojë më shumë se gjashtë, në një kohë në Superiore lejohen vetëm katër. S.Sulozeqi

 ??  ?? Emir Haliloviç
Emir Haliloviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania