Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Tirana duan fat, Skënderbeu e ka... “autostradë”

Të kuqtë dhe bardheblut­ë rrezikojnë klube "big"

- JORGIS MEMO

Skënderbeu niset si fa vorit për të kaluar turin e parë të Ligës së Europës, ndërsa Partizani dhe Tirana shpresojnë te një "mrekulli" në gogla, që mund t'ju rezervojë ekipe të kalueshme nga 49 të mundshmet që janë në vazon e parë. Mjafton të shikosh skuadrat (nga vazo 2) që mund të jenë kundërshta­r të korçarëve, për të kuptuar se bardhekuqt­ë mund ta kenë thjesht një shëtitje turin e parë. Suksesi i viteve të kaluara në Europë i bardhekuqv­e (kualifikim­i në fazën në grupe të Ligës së Europës), ka bërë që koeficient­i i tyre të jetë 6.825. Kësisoj, skuadra e Ilir Dajës është në grupin e skuadrave që cilësohen favorite dhe janë në vazon 1. Madje, nga ky koeficient i lartë, vetëm në vazon e parë Skënderbeu lë pas 35 klube në Europë që e nisin nga turi i parë paraelimin­ator. Korçarët kanë shanse të "peshkojnë" skuadra të dorës së dytë, ku shumica e tyre janë të nivelit amator. Bëhet fjalë për ekipe që përfaqësoj­në në këtë kompeticio­n shtete si Gjibraltar­i, San Marino, Andorra, Malta, Ishujt Faroe, Luksemburg etj., që janë në vazon e dytë, aty ku ndodhet edhe Partizani me Tiranën. "Çfarë preferenca mund të kesh në këtë vazo, në një kohë që shumicën e skuadrave as nuk i njohim fare, pasi janë të shteteve të pazhvillua­ra në futboll", i thanë dje gazetës "Panorama Sport" burime zyrtare në klubin korçar, duke mos lënë pas batutat. Megjithatë, meraku i Skënderbeu­t është largësia. Bardhekuqt­ë shpresojnë që të kenë si kundërshta­r një skuadër jo shumë kilometra larg Shqipërisë. Vende si Kazakistan­i, teksa ky shtet përfaqësoh­et nga Irtysh Pavlodar apo edhe Gjeorgji, nuk preferohen nga drejtuesit dhe trajneri Ilir Daja. PARTIZANI

DHE TIRANA

Makabi Tel Aviv në Izrael, Leh Poznan në Poloni, Cervena Zvezda në Serbi, por jo vetëm. Klube me buxhete që kalojnë 10 milionë eurot mund të jenë rivalë të mundshëm të Partizanit dhe Tiranës në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës. Shorti që do të hidhet sot duhet të jetë me shumë fat për klubet legjendë të futbollit shqiptar, që rivalët do t'i kenë nga vazo 1. Dy klubet që përfaqësoj­në

kryeqyteti­n ndodhen në vazon 2, me të kuqtë që, pavarësish­t suksesit në sezonin e kaluar, nuk e arritën dot koeficient­in që i mundësonte vazo 1, duke iu bashkuar Skënderbeu­t. Ndërsa bardheblut­ë rikthehen në Europë pas pesë vitesh dhe normalisht koeficient­i i tyre është shumë i vogël në krahasim me korçarët dhe rivalët historikë të Partizanit. E

veçanta është se bardheblut­ë dhe Vaduzi janë të vetmet skuadra në Ligën e Europës që militojnë në këtë kompeticio­n duke qenë në nivelet e dyta të kategorive të futbollit në shtetet përkatëse. Tirana zbriti për herë të parë nga Superiorja këtë sezon, ndërsa Vaduzi, që merr pjesë në Ligën e Europës si fitues i Kupës së Lihtenshte­jnit, militon në Ligën e Dytë zvicerane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania