Panorama Sport (Albania)

Pompa dhe ulërima në stërvitje, Ze Maria rivlerëson lojtarët

Lojtarët në "sitë", sot nis edhe grumbullim­i

-

Nëse dita e parë më shumë shërbeu për të njohur grupin, e dyta nisi me ulërime dhe dënime. Ze Maria merr zyrtarisht "timonin" e Tiranës dhe për të kuptuar këtë mjaftonte që të shihje përgatitje­t dhe formën se si braziliani e trajtoi seancën e djeshme. Gjithçka nisi me vrapime rreth fushës dhe kaloi tek ushtrimet. Dhe çfarë ushtrimesh në fakt, pasi pikërisht në këto çaste lojtarët nisën që t'i dëgjonin volumin e zërit trajnerit. Për të arritur perfeksion­in dhe zhdërvjell­tësinë në aksion, 43-vjeçari aplikoi disa kombinime në pasime, por vetëm me një prekje. Kush gabonte, gjente rezistencë­n e ishlojtari­t të Interit. "Thashë vetëm me një prekje, jo dy", dëgjohej në sfond Ze Maria. Për të matur rezistencë­n e gjithsecil­it, ai vendosi në praktikë edhe pompat të kombinuara me ushtime. Ze Maria, së bashku me stafin e tij, po përpiqen të kuptojnë cilësitë e elementëve që kanë në organikë dhe për të mësuar diçka më tepër u ndihmuan prej dyshes Egbo-Gvozdenovi­ç. Ky i fundit madje në një moment nisi që t'i tregonte ndihmëstra­jnerit Marko Aurelios një e më një lojtarët. Këtë gjë tekniku po e bën për një qëllim të qartë, pasi po rivlerëson grupin. Çdo emër do të kalojë në "sitë", pra këto ditë përgatitje­sh do i shërbejnë atij që të kuptojë vlerën që secili ka dhe këtu përfshihen edhe ata që ndoshta deri dje mund të cilësohesh­in të pazëvendës­ueshëm. Fakti që Tirana do të luajë në Kategorinë e Parë, nuk do të zbehë kërkesën e llogarisë, përkundraz­i për t'u ngjitur duhet përkushtim dhe rrjedhimis­ht rezultate. Kjo është një provë edhe për vetë Ze Marian, pasi në Shqipëri erdhi pikërisht për t'u afirmuar. Sakaq, trajneri ka kërkuar edhe grumbullim. Në mungesë të një faze përgatitor­e jashtë vendit, ekipi do të "ngujohet" në një prej hoteleve të kryeqyteti­t. Regjim strikt dhe përgatitje intensive do të ketë deri në ditën e ndeshjes së parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania