Panorama Sport (Albania)

Synohet Bakaj, Bregu dhe Abazaj një “mirazh”

Fantazisti do të luajë jashtë, oferta nga Rumania dhe Qipro

- ADELA MERKO

Tirana është në luftë me kohën, sot në mesnatë duhet të zyrtarizoj­ë listën e federimeve. Kontingjen­ti është i cunguar, ndërsa problemet më të mëdha janë në sulm dhe në qendrën e mbrojtjes. Duke qenë se nuk duan të rrezikojnë me blerjet, drejtuesit kanë nisur kontaktet për të marrë disa lojtarë "hua" vetëm për Ligën e Europës. I pari është Elis Bakaj. Me të është folur dy herë, por fantazisti ndodhet ende jashtë vendit dhe në pritje të ekipit të ri. Ai ka oferta nga Rumania dhe Qipro, ndaj e ka të pamundur që t'i bashkohet ish-ekipit për këto dy ndeshje. Tirana kërkoi huazimin edhe të Dejvi Bregut dhe Kristal Abazajt. Kryeqyteta­sit jo më larg se pak orë më parë kanë tentuar që të marrin "borxh" dy futbollist­ë cilësorë prej gjirokastr­itëve për ndeshjet e turit të parë të Ligës së Europës. Klubi i Luftëtarit është shprehur i gatshëm t'ia huazojë, madje pa asnjë detyrim. Tavo ka folur me Halilin, por pas negociatav­e të para, Luftëtari ka vendosur të mos ia japë lojtarët, duke i kërkuar Tiranës ta mirëkuptoj­ë, për faktin se të dy janë në shitje. Rreziku i precedenti­t të

Skënderbeu­t, që dha hua Latifin me Lilajn te Kukësi vjet në Ligën e Europës, "tremb" gjirokastr­itët. Kujtojmë që korçarët nuk i shitën dot në janar, pasi mesfushorë­t kishin luajtur në dy skuadra, ndërkohë që rregulli i FIFA-s nuk e lejon një transferim të tretë brenda një

edicioni. Lajmin e konfirmon edhe drejtori i klubit, Gentian Nora, i cili për gazetën tha: "Ishim të gatshëm të ndihmonim pa dallim çdo skuadër shqiptare, pa asgjë në këmbim për lojtarë të huazuar, por ata që na kërkuan, janë në treg dhe po shqyrtojmë ofertat". Burime të sigurta të "Panorama Sport" tregojnë se për Bregun ka ofertë zyrtare nga një klub austriak, belg dhe turk. Emrat mbahen sekret nga klubi për efekt të negociatav­e. Një prej tyre mendohet të jetë Boluspori, ekip i Kategorisë së Dytë turke, ku luan mbrojtësi Renato Arapi. Gjithsesi, nuk është e konfirmuar, por në klubin gjirokastr­it kanë ardhur oferta zyrtare dhe presidenti bashkë me kompaninë e menaxhimit po i shqyrtojnë. Ndërsa për talentin tjetër, Abazaj, mësohet se destinacio­ni i tij mund të jetë Holanda, por si në rastin e vlonjatit, ekipi nuk bëhet i ditur.

 ??  ?? Elis Bakaj
Elis Bakaj
 ??  ?? Dejvi Bregu
Dejvi Bregu
 ??  ?? Kristal Abazaj
Kristal Abazaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania