Panorama Sport (Albania)

“S'mund ta refuzoja Shkëndijën, ja e vërteta me Partizanin”

Olsi Teqja rrëfehet pas "divorcit" me Tiranën

-

Olsi Teqja ishte ai që hapi siparin e largimeve te Tirana. Prej tri ditësh, ai është bërë zyrtarisht pjesë e Shkëndijës së Tetovës, megjithatë merkatoja për të ishte realisht "e nxehtë". Ishte aq pranë kalimit te Partizani, madje u tha që gjithçka ishte mbyllur, por "vetoja" e tifozëve të kuq bllokoi transferim­in. Qendërmbro­jtësi e pranon në heshtje këtë fakt, ndërsa në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" tregon edhe "divorcin" me bardheblut­ë.

Pas "divorcit" në Tiranë, firmosët në Tetovë. Çfarë ndodhi në këtë merkato me Teqjen?

Me Tiranën mua më kishte përfunduar kontrata që në fundin e muajit maj, ndaj duke qenë lojtar i lirë nuk munguan as ofertat. Shkëndija më bindi, ishte realisht e mirë dhe, mbi të gjitha, kur bëhet fjalë për një klub serioz nuk mund ta refuzoja.

U përfolët shumë te Partizani,

madje u tha që akordi i arritur u "prish" prej tifozëve. Si është e vërteta? Partizani? Tani të gjithë e dinë historinë, nuk ka nevojë për komente. Unë tashmë kam zgjedhur një rrugë tjetër për karrierën time, ndaj nuk dua që të merrem shumë me këtë çështje. Por,

më mbetet si detyrim që t'i falënderoj drejtuesit e Partizanit për interesimi­n që shfaqën për mua. E vlerësoj.

Kur e morët vendimin që të linit Tiranën, nuk e mendonit rinovimin?

Siç e thashë edhe më lart, më kishte përfunduar kontrata. Por dua t'i falënderoj të gjithë në klubin e Tiranës, pasi më kanë mbështetur realisht shumë. Ndryshoni territor, por jo "gjuhë". Si ju pritën tetovarët?

Të them të drejtën nuk kam qëndruar shumë në Tetovë. Erdha ditën që do të firmosja dhe të nesërmen u nisa për në Slloveni, ku skuadra po kryen fazën përgatitor­e. Madje, pikërisht sot (dje) kam zhvilluar stërvitjen e parë me fanellën kuqezi. Gjithsesi, pak orë mjaftuan që të kuptoja ku po vija. Ishte një pritje "shqiptarçe". Më kanë respektuar shumë, ndaj u jam mirënjohës. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përligj besimin që më kanë dhënë.

Çfarë objektivas­h ka Teqja me klubin e ri?

Kam fituar 2 trofe në Shqipëri dhe tashmë shpresoj që i treti të vijë me Shkëndijën. Pas dy Kupave, dua që të vijë titulli kampion.

Pas ikjes suaj te Tirana ka "revolucion", si ju janë dukur këto lëvizje?

Unë jam sportist dhe jo analist apo drejtues. Aty ka shumë njerëz të aftë, që do e nxjerrin nga situata këtë klub. Jam i bindur. Tiranës i uroj vetëm të mirat, gjithmonë. Ajo mbetet gjithmonë kampione.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania