Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu gjen barazimin e parë

Debuton malazezi Vujoviç, Daja vendos të mos aktivizojë Liridon Latifin

- LLAZI SARO

Pas dy humbjeve radhazi, Skënder beu arrin të marrë barazimin e parë në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Roganska të Sllovenisë. Barazimi i djeshëm u arrit ndaj skuadrës maqedonase të Rabotniçki­t, ekip që do të luajë në Europa League. Gjithsesi, dje, në orën 18:00, të dyja skuadrat zbritën në këtë test të rëndësishë­m, që sipas stafit drejtues të Skënderbeu­t bashkë me miqësoren tjetër pas dy ditësh do të jenë dy provat gjenerale për ndeshjet europiane. Kjo ka bërë që dje në përballjen ndaj Rabotniçki­n, Daja të ruajë pothuajse të njëjtin formacion si në takimin paraardhës miqësor, ku mbrojtja mbeti e palëvizur dhe disa ndryshime kishte në mesin e fushës dhe në sulm. Pa dyshim që risi ishte qenë Goran Vujoviç, futbollist­i malazez, i cili debutoi me fanellën e Skënderbeu­t si titullar dhe i tillë mendohet të jetë edhe në ndeshjet europiane. Paraqitja e tij ka qenë përgjithës­isht e mirë, teksa ka pasur edhe 2- 3 raste të mira shënimi. Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja është shprehur optimist për skuadrën e tij dhe ka folur pozitivish­t për këtë miqësore. Vlen të theksohet edhe goli i Sabjen Lilajt, teksa shënon për herë të parë në testet miqësore, por nga pika e bardhë. NDESHJA

Në start, Daja rreshtoi të tijtë me skemën 4-2-3-1, teksa sigurisht ka pasur disa

mungesa për sa u përket titullarëv­e, pa thënë se Radas, Gavazaj, Shkodra ishin në stol, ndërkohë që Latifi nuk u aktivizua fare, ndërsa Xhejms ende nuk ka mbërritur në Slloveni. Pjesa e parë ka qenë në përgjithës­i e mirë

dhe Skënderbeu ka krijuar disa raste të pastra shënimi, teksa Vujoviç, Gripshi dhe Lilaj kanë qenë rreziku kryesor për portën e Rabotniçit. Malazezi Vujoviç ka pasur rastin më të mirë në minutën e 15- të, por pa arritur të shënojë. Në minutën e 20-të kosovari Bajram Jashanica largohet nga fusha e lojës, pas një përplasjej­e me një kundërshta­r, ku edhe është çarë në vetull, ndërsa për dëmtimin e tij do të mësohet më shumë sot. Miqtë maqedonas më shumë u mbrojtën në këtë pjesë dhe në përfundim të 45-minutëshit rezultati përfundimt­ar ishte 0- 0. Në pjesën e dytë Daja fillon të bëjë disa zëvendësim­e, ndërkohë që korçarët shikojnë më shumë nga porta kundërshta­re. Sërish sulmi i Skënderbeu­t është i frikshëm me disa momente të mira, por goli do të vinte vetëm në minutën e 75-të, ku Sabjen Lilaj tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar korçarët në avantazh. Por, gëzimi i Skënderbeu­t zgjat vetëm 2 minuta, pasi në të 77- ën minutë Rabotniçki, pas një gabimi në mbrojtje, barazon rezultatin në 1- 1, duke zënë në befasi Skënderbeu­n. Në minutat e mbetura të ndeshjes, skuadra korçare nuk ka arritur të shënojë golin e barazimit.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania