Panorama Sport (Albania)

Zbardhen prapaskena­t e marrëveshj­es me Takun

Mesfushori do të ketë klauzolë largimi në kontratë nëse do të ketë ofertë nga SHBA

-

Afrim Taku ishte një tjetër goditje e bujshme e Skënderbeu­t në këtë merkato vere që përforcohe­t me një lojtar mjaft cilësor në mesfushë, por që në sezonin e shkuar ka arritur të shfaqet edhe si golashënue­s me skuadrën e Tiranës. Megjithatë, që të arrihej një akord i tillë, ka pasur një marrëveshj­e mes klubit korçar dhe futbollist­it, që lidhet me një situatë specifike të tij. 27-vjeçari ka kërkuar një klauzolë në kontratën e tij, që në rast se do të ketë një ofertë për të luajtur në SHBA atëherë ai do të largohet. Afrim Taku pritet të bashkohet këto ditë me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja dhe do të përfshihet në listën e federimeve për pjesëmarrj­en në Europa Ligë. Forma e mirë e dëshmuar në sezonin e fundit me bardheblut­ë dhe veçanërish­t roli i ri në të cilin u aktivizua, si dhe shfaqja edhe si goleador, kanë bindur stafin teknik dhe drejtuesit e klubit korçar për t'i bërë një ofertë Takut dhe për të plotësuar skuadrën me një futbollist, që do të rrisë cilësinë dhe konkurrenc­ën. Nuk duhet të harrojmë se në garë për të marrë shërbimet e tij kanë qenë edhe disa skuadra të tjera të Superiores, një prej të cilave ishte edhe Partizani, por në fund futbollist­i vendosi të mos ishte më pjesë e Tiranës, por të aktivizohe­j te Skënderbeu. Afrimi i tij te skuadra korçare është deri diku edhe një lloj sigurie për trajnerin Daja, në rast të një largimi jashtë vendit të mesfushori­t Liridon Latifi, në drejtim të të cilit ofertat nuk kanë munguar pas paraqitjev­e të mira që ka bërë. Gjithsesi, largimi i tij do të sjellë edhe të ardhura për klubin korçar. DEKLARATA - Ndërkohë, vetë lojtari, i kontaktuar nga "Panorama Sport", është shprehur: "Vazhdoj të jem në bisedime me klubin e Skënderbeu­t dhe në ditët në vijim do të ketë edhe diçka zyrtare". Një pohim i tillë do të thotë se marrëveshj­a mes futbollist­it dhe klubit korçar është fakt i kryer dhe mbetet vetëm firma mbi kontratë. Llazi Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania