Panorama Sport (Albania)

Partizani, pazar te Katanzaro

Të kuqtë po bisedojnë me 22-vjeçarin serb, sot mund të konkretizo­het transferim­i i tij

- ILIR CARA

Partizani sot nis jav ën e dytë përgatitor­e për turin e parë paraelimin­taor të Ligës së Europës. Zyrtarisht skuadra është përforcuar me dy lojtarë, mbrojtësin Blerim Kotobelli dhe mesfushori­n Gerhard Progni. Sulmi mbetet reparti më i boshatisur, pasi klubi ende nuk i ka plotësuar boshllëqet që kanë lënë largimet e Kaleb Ekubanit, Agustin Torasës dhe Marko Cetkoviçit. Përforcimi i repartit ofensiv është konsiderua­r si ekskluzivi­tet i këshilltar­it të presidenti­t Demi, Luçiano Moxhi. Ish-drejtori juventin, kohë më parë, ka deklaruar se nuk duhet ta qajnë largimin e Kaleb Ekubanit, pasi sulmues si italo-ganezi gjente plot, por synon të afronte ndonjë element më cilësor. Drejtuesit e Partizanit po mundohen që lëvizjet e tyre në merkato të mos merren vesh dhe afrimet të publikohen vetëm kur të jetë gjetur akordi mes palëve. Tregu italian mbetet pista ku është fokusuar strategu i merkatos së "demave", Luçiano Moxhi. Mësohet se aktualisht të kuqtë po bëjnë "pazar" te skuadra e Katanzaros, që militon në Lega Pro. Milan Basrak shikohet si alternativ­ë e mundshme për Partizanin e sezonit të ri. Bisedimet me lojtarin kanë nisur prej kohësh dhe gjasat janë që sot të gjendet akordi që sulmuesi me origjinë serbe, por i lindur në Zvicër, të vishet i kuq. Milan Basrak e ka nisur karrierën në Serbi, ku ka luajtur me skuadra të nivelit të ulët, më pas është aktivizuar në Bosnjë me ekipin Radnik Bijeljina. Ndërsa në sezonin e fundit Basrak ka qenë pjesë skuadrës italiane,

Katanzaro, ku në 24 takime ka shënuar 4 gola. 22vjeçari serb me pasaportë zvicerane shikohet si sulmues i parë, alternativ­ë e cila i mungon Partizanit që nga largimi i Stevan Raçiçit. Ditë më parë, në radhët e të kuqve u testuan dy sulmues, Luis Kaçorri dhe

Sandro Ugrina, por ata nuk arritën që të bindnin stafin. Ndërsa rasti i Milan Basrak është ndryshe, pasi nëse gjendet akordi sulmuesi do të nënshkruaj­ë direkt. 22vjeçari pritet të jetë përforcimi i parë në sulm te Partizani i epokës "Moxhi".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania