Panorama Sport (Albania)

Vllaznia e kërkon, Gilman Lika pret takim me drejtuesit

Hebaj e Çinari drejt largimit, mungojnë zyrtarizim­et

- ADMIR URUÇI

Një nga lojtarët e përmendur për t'u rikthyer te Vllaznia është edhe Gilman Lika, që ka mbyllur sezonin e shkuar te Tirana. Burime pranë tij bëjnë me dije se shkodrani është në pritje që të ulet në bisedime me drejtuesit e klubit për të vendosur të ardhmen e tij. Mirëpo në këtë periudhë një gjë e tillë duket paksa e vështirë, pasi fushata elektorale ka përfshirë edhe klubin shkodran. Gjithçka deri tani është pezull në këtë drejtim. Nuk mësohet të ketë ndonjë lëvizje në drejtim të përforcimi­t të ekipit. Në këto momente, një gjë e tillë duket se po ndodh edhe me mesfushori­n shkodran. Ai mësohet të jetë shprehur pozitiv për një rikthim te Vllaznia, por për të bërë të mundur një gjë të tillë duhet që të bëhen bashkë disa komponentë. Drejtuesit teknikë duhet të thonë fjalën e tyre për këtë lojtar e më pas duhet që të gjendet edhe akordi financiar mes palëve. Ndoshta kjo gjë pritet të ndodhë në ditët në vijim. Gjatë kësaj periudhe mësohet se G.Lika ka pasur oferta edhe nga disa klube të tjera të Superiores. Megjithatë, Vllaznia do të mbetet alternativ­a e parë për të.

TË RINJTË

Gjatë këtyre ditëve të fundit është përfolur shumë për largime të lojtarëve të rinj shkodranë nga Vllaznia. Pas çështjes "Kalaja", që ishte në fokusin e largimit në drejtim të klubeve jashtë Superiores e më konkretish­t në klubet italiane, ku tani mund të quhet çështje e mbyllur, ajo që mësohet është se edhe për dy lojtarët e tjerë shkodranë Rubin Hebaj e Erald Çinari ende nuk ka lëvizje konkrete. 18vjeçari Hebaj ka patur një interesim nga klubi slloven i Domzhales. Madje kalimi i tij në këtë klub u quajt çështje kohe, por deri në këto momente nuk ka asgjë konkrete. Por, ai mbetet ende një nga lojtarët e rinj që është në fokusin e ekipeve jashtë Superiores, ku mund të ketë edhe më shumë hapësirë aktivizimi. Megjithatë, nuk përjashtoh­et as mundësia që ai të vazhdojë të jetë sërish pjesë e kuqebluve. Nga ana tjetër, edhe për mesfushori­n tjetër Erald Çinari ende nuk ka zhvillime

konkrete për një kalim siç edhe u fol te një skuadër kroate. Të dy lojtarët kanë spikatur me formën e tyre në sezonin që sapo u mbyll dhe kanë tërhequr vëmendjen e menaxherëv­e të ndryshëm që janë interesuar për shërbimet e tyre.

 ??  ?? Gilman Lika kur luante për Vllazninë
Gilman Lika kur luante për Vllazninë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania