Panorama Sport (Albania)

Duro: Do largohet 80% e skuadrës, dua edhe pesë blerje

Trajneri i Flamurtari­t zbulon planet e merkatos

-

Trajneri i skuadrës së Flamurtari­t, Shpëtim Duro, është shprehur në një prononcim për "Panorama Sport" se ekipi thuajse po kompletohe­t, ndërsa theksoi se kërkon maksimumi edhe pesë lojtarë. Aktualisht, merkatoja vlonjate është e përqendrua­r brenda dhe jashtë vendit dhe tani përforcime­t duhen për mesfushën. "Maksimumi na duhen 4 ose 5 blerje. Jemi në bisedime me lojtarë brenda vendit, por kam kontakte edhe me lojtarë jashtë vendit. Sulmi pothuajse është i mbyllur me Alvesh, Bushiç dhe Hoxhën që afruam së fundmi. Po ashtu të mbyllur kemi edhe portën. Mbrojtjen thuajse e kemi të plotësuar dhe tani na duhen lojtarë vetëm në mesfushë. Jemi duke parë disa elementë dhe na duhet që të vendosim me kujdes. Emra nuk mund t'ju them për shkak se lojtarët që unë dua janë në kontrata me klubet e tjera dhe nuk e di se sa do të realizohen. Jemi në pritje dhe të shohim se çfarë do të bëjmë në vijim", u shpreh fillimisht Duro.

Largimet - Tekniku gjithashtu bën me dije se 80% e ekipit do të largohet. Sipas tij, lojtarëve që u ka përfunduar kontrata duhet që të mendojnë tani për të ardhmen e tyre. "Të gjithë ata lojtarë që do largohen, unë i respektoj. U ka përfunduar kontrata dhe shumë prej tyre nuk do t'u rinovohet më. Janë 70%80%, të cilët do të largohen. Lojtarët duhet që të bëjnë zgjedhjen e tyre tashmë. Unë e përsëris që kam shumë respekt për lojtarët që ishin pjesë e ekipit dhe me të cilët punova, por tashmë unë duhet që të bëj zgjedhjet e mia. Kam edhe unë idetë dhe mendimet e mia. Natyrisht që jam unë në fakt që do të mbaj përgjegjës­i për merkaton, nëse është bërë mirë apo keq", tha Duro.

Porta - Trajneri Shpëtim Duro deklaron se me afrimin e Adis Nurkoviç është mbyllur edhe çështja e portës. Duro vlerëson maksimalis­ht

ardhjen e portierit të ri. "Portën e kemi të mbyllur. Adis Nurkoviç është një portier i mirë. Jo më kot ai është përzgjedhu­r duke u seleksionu­ar në Kombëtaren e Kosovës. Është i gjatë 1.95 dhe unë portierët i dua shtatlartë. Është 30 vjeç dhe

kështu që ka eksperienc­ën e duhur. Është me pasaportë kosovare dhe kjo është shumë e rëndësishm­e. Shpresoj që të kemi bërë zgjedhjen e duhur", ka deklaruar trajneri Duro, i cili po ndërton Flamurtari­n e sezonit të ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania