Panorama Sport (Albania)

Merkato në Serinë A, shqiptarët në... modë

Benevento sulm për Memushajn, por e do Lila dhe Sioni

-

Futbollist­ët e Kombëtares shqiptare janë në modë në kampionati­n italian dhe mund të bëhen protagonis­të në merkaton e verës. Ledian Memushaj, Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të ndryshme. Për momentin janë vetëm thashethem­e, ndërsa në ditët në vijim këto ekipe do të kërkojnë informacio­ne mbi mundësinë e transferim­it të tyre.

BENEVENTO - Pas Bolonjës, e cila ka qenë skuadra e parë që ka shprehur dëshirën për të transferua­r kapitenin e Peskarës Ledian Memushaj, është shtuar në garë edhe Benevento. Ekipi që u ngjit për herë të parë në elitën e futbollit italian kërkon t'i besojë eksperienc­ës së mesfushori­t vlonjat, i cili këtë sezon ishte një nga më të mirët e Peskarës, pavarësish­t se këta të fundit ranë në Serinë B. Me shumë mundësi, Memushaj pritet të jetë sërish pjesë e Serisë A për sezonin e ardhshëm, sepse do të jetë përforcimi i parë i Beneventos sipas portalit të njohur "tuttomerca­toweb".

LILA DHE SIONI - Një pistë e re për të ardhmen e Ledian Memushajt është Sioni i Paolo Tramexanit. Ditën e djeshme, mediat italiane raportuan lajmin se

drejtuesit e skuadrës zvicerane kanë kërkuar informacio­ne në lidhje me rrogën vjetore që ka mesfushori vlonjat te Peskara. Ndërkohë, një tjetër ekip që ka shfaqur interes për kapitenin e Peskarës është Lila në Francë, skuadër që drejtohet nga Marselo Bielsa.

DYSHJA E MBROJTJES - Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti janë dy objektivat kryesorë të skuadrës së Krotones. Ekipi që bëri mrekullinë dhe mbijetoi në javën e fundit të kampionati­t italian kërkon dy shqiptarët për sezonin e ardhshëm. Ajeti nuk ka asnjë shans të qëndrojë te Torino, ndërsa Gjimshiti ka

përfunduar huazimin tek Avelino dhe Atalanta duhet t'i gjejë një tjetër skuadër. Krotone po studion me kujdes situatën e tyre dhe dëshiron t'i transferoj­ë duke përfituar nga fakti që të dy lojtarët e njohin njëritjetr­in edhe në Kombëtare dhe mund të përshtates­hin më së miri në ekipin italian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania