Panorama Sport (Albania)

Kandidat për Shqipërinë, Zakeroni: Pres telefonatë

Italiani, gati të nisë një tjetër aventurë

-

Nëse presidenti i FSHF-së, Armand Duka, po mendon për një trajner italian për të ardhmen e përfaqësue­ses kuqezi, pa dyshim që një nga emrat më të njohur mes "të papunëve" është ai i Alberto Zakeronit. Ky i fundit, pasi ka drejtuar në vende të ndryshme në botë, është në kërkim të një sfide të re dhe është gati të pranojë oferta, por duhet të jenë intriguese për të. RIKTHIMI

"Propozimi duhet të jetë shumë intrigues, siç ishte ai i Japonisë, eksperienc­a më e bukur e jetës sime. Dhe nuk është se shkova atje për paratë. Unë dhe të tjerët kemi ende për të dhënë", shpjegoi trajneri për "La Gazzeta dello Sport". "Më mjaftojnë tre aspekte për të vazhduar: ide, pasion dhe vendosmëri. Jam 64 vjeç, por eksperienc­a dhe profesiona­lizmi kanë rëndësi. Sigurisht mendoja se tani Kapelo do të qëndronte me nipërit, Zeman e shoh të përqendrua­r dhe ka ato karakteris­tikat që po flisja më lart. Ndërsa Ranieri ka bërë surprizën e shekullit te Leiçesteri", vijoi ai. Shumëkush mendon se një numër i madh trajnerësh janë plakur dhe duhet t'u lënë vendin të rinjve, por Zakeroni e mendon ndryshe. "Është rritur jetëgjatës­ia dhe tani po përditësoh­emi

edhe ne. 'Wyscout' ka ndryshuar mënyrën tonë të punës, mund të shohim cilëndo ndeshje. Ka shumë sisteme se si mund të përditësoh­esh me informacio­net, më përpara vetëm duhet të shkoje vetë në stadium. Por këtë të fundit e bëj ende me djalin tim", ishin fjalët e tij. Zakeroni

është një nga trajnerët italianë që aktualisht nuk ka asnjë skuadër dhe sigurisht që do të ishte një alternativ­ë e vlefshme për Kombëtaren shqiptare. Në intervistë­n e dhënë për "Dello Sport", Zakeroni vlerësoi lëvizjen e Interit për t'ia besuar stolin Luçiano Spaletit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania