Panorama Sport (Albania)

Apolonia jeton me kujtime

Tifozët presin rikthimin, priten goditje të rëndësishm­e në merkato

- MIKEL MBRIÇAJ

Të gjithë në Fier duke përfshirë dhe sport dashësit e kanë vëmendjen të përqendrua­r për të njohur skuadrën që do t'i përfaqësoj­ë në sezonin e ri. Edhe pse janë distancuar nga skuadra e tyre e zemrës sezonin e kaluar, ata përsëri nuk e kanë braktisur atë. Duan që ajo të jetë më e fortë se rivalët e saj dhe konkurrues­e, si dhe të arrijë të ringjitet në Superiore. Ata kujtojnë me nostalgji vite më parë skuadrën e Stefës, Bitës, Tegut, Pogaçes, Kokurit, Toles, Haxhiajt apo Majacit kur ishte shumë e vështirë të gjeje një biletë sepse ato shiteshin me autorizim. Por, gjithsesi, ia vlente edhe mundimi, pasi spektakli ishte garantuar. Tashmë, kjo ka mbetur vetëm në shprehjen "na ishte dikur një Apoloni". Ndërkohë që skuadra nuk ka arritur të gjejë veten në sezonin e fundit, sidomos në atë të vitit të kaluar ku u rendit në grupin e ekipeve që luftonin për mbijetesë. Kjo i bën të gjithë në Fier që të qëndrojnë sy e veshë për të mësuar të rejat më të fundit se me çfarë skuadre do të prezantohe­t Apolonia në sezonin e ri.

ANDONI

Futbollist­i 22- vjeçar që luan si mesfushor dhe që ka dalë nga akademia e futbollit vendës, Dejan Andoni, në një prononcim për gazetën është shprehur i sigurt për një ekip të fortë në kampionati­n e ardhshëm. 961 minuta në 12 ndeshje është aktivizuar futbollist­i fierak, që ka bërë një prezantim të mirë duke fituar besimin e stafit teknik. "Skuadra e krijuar sezonin e kaluar ishte e re dhe pa përvojë, ndërsa në sezonin e ri lojtarët e saj janë rritur së bashku. Tashmë të gjithë jemi ambientuar me skuadrën dhe e njohim mirë lojën e njëri-tjetrit, ndaj në çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshta­ri do të kërkojmë të tregojmë vlerat reale të skuadrës. Nga ana tjetër, drejtuesit tanë po marrin të gjitha masat e po punojnë me intensitet për të afruar në skuadër edhe tre-katër lojtarë të rinj në moshë, por të talentuar dhe që bëjnë diferencën me grupin aktual. Besoj se kjo do na forcojë akoma më shumë dhe do të na bëjë të pamposhtur në sezonin e ri, ku besoj shumë se do arrijmë të sigurojmë ngjitjen në Superiore", përfundoi Dejan Andoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania