Panorama Sport (Albania)

Afrikanët “braktisin” familjet

4200 euro pengojnë lojtarët, Kamara: Vendi ynë larg, shijojmë plazhin në Shëngjin

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja ktheu sytë nga lojtarët afrikanë në sezonin e kaluar. Tre futbollist­ë nga Guinea u bënë pjesë e lezhjanëve. Seku e Omar Turadi Kamara dhe Lansinet Sidibe ishin tre prej futbollist­ëve më të rëndësishë­m të skuadrës në kampionati­n e kaluar. Përtej fushës së lojës, lojtarët janë të detyruar që të mos udhëtojnë drejt familjeve të tyre për më shumë se një vit. Largësia dhe kostoja e lartë e udhëtimit i detyron këta lojtarë që të mos udhëtojnë drejt familjeve të tyre. Në këtë mënyrë, pushimet i kalojnë në Lezhë. Gjithsesi, plazhin e kanë afër dhe kjo i ngushëllon. Një udhëtim vajtje-ardhje nga Shqipëria në Guine kushton më shumë se 1400 euro dhe zgjat rreth 24 orë duke përfshirë edhe ndalesat. Një shumë e tillë është tepër e madhe për këta lojtarë ku dihet se nuk paguhen më shumë se 400 dollarë në muaj. Klubi e ka të pamundur që të mbulojë shpenzimet e gjithë lojtarëve të huaj kur kostot janë të mëdha. Në një kohë që edhe vetë futbollist­ët e kanë shumë të vështirë duke parë pagesat që kanë.

KAMARA - Në një prononcim për gazetën, Omar Turadi Kamara shprehet: "Unë po e ndiej veten shumë mirë te Besëlidhja, ndaj jam i vendosur

që edhe për sezonin e ardhshëm të mbetem pjesë e kësaj skuadre mjaft të fortë. Përveç skuadrës, këtu në Lezhë më pëlqejnë që të gjitha, që nga qyteti, bregdeti, njerëzit, natyra etj., ndaj pushimet po më shijojnë shumë këtu duke më mbajtur të freskët nga të gjitha pikëpamjet.

Po shijoj pushimet në këtë qytet dhe nuk do të udhëtoj drejt familjes. Largësia dhe kostoja janë të mëdha", u shpreh fillimisht Kamara. Afrikani vazhdon duke folur në lidhje me paraqitjen e skuadrës në sezonin e kaluar. "Jam shumë i dëshpëruar edhe sot e kësaj

dite, ndonëse kanë kaluar shumë ditë, më vjen keq që nuk arritëm të ngjiteshim në elitë. Jam i bindur se me pak korrigjime, si në formacion, po ashtu edhe në mentalitet, kjo skuadër as që duhet ta diskutojë ngjitjen në elitë sezonin e ardhshëm".

 ??  ?? Omar Kamara
Omar Kamara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania