Panorama Sport (Albania)

Të rinjtë e Tiranës fitojnë kupën “Artur Lekbello”

Aktivitet në nderim të legjendës bardheblu

-

Për më se 4 javë rresht është zhvilluar një aktivitet i veçantë, kushtuar një prej legjendave të futbollit kryeqyteta­s, Artur Lekbello, i cili në këto ditë të vështira po lufton me vdekjen. Nën organizimi­n perfekt nga zyra rajonale e Tiranës, me përgjegjës Agim Mone, aktiviteti i quajtur kupa "Artur Lekbello" u mbyll dje me fitoren e ekipit të Tiranës U-19 që drejtohet nga Bujar Sharra, duke mundur në finale ekipin e Dinamos që drejtohet nga Igli Binjaku. Aktiviteti - Të rinjtë e Tiranës fitojnë kupën "Artur Lekbello" Në këtë aktivitet të kupës morën pjesë 8 ekipe të ndara në dy grupe nga 4 secili grup. Në grupin A ishin Tirana, Arena, KF Spartaku, AF Dinamo, ku fituese e këtij grupi u shpall Tirana, ndërsa në grupin B merrnin pjesë: Dinamo, Partizani, Tirana 9, Olimpiku, ku fituese e këtij grupi u shpall Dinamo. Kështu që në finale e luajtur në kompleksin "Skënder Halili" u përballën dy fitueset e grupeve Tirana-Dinamo, ndeshje që u mbyll 3-2 për bardheblut­ë. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur që ka dhuruar spektakël dhe gola spektakola­rë. Gjatë pjesës së parë, skuadrat kanë luajtur të barabarta, ku ka mjaft elementë cilësorë. Një paraqitje të shkëlqyer ka bërë portieri Denis Çela që realizoi disa pritje të mira. Gjithashtu, ranë në sy edhe Hyka, Qëndro, Sula e Kryemadhi te Tirana. Ndërsa te Dinamo kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer kapiteni Xhon Mema, Aldo Dushku, Kastrati, Koka, Shameti e Çani. Të 5 golat kanë qenë të shkëlqyer, por goli i Kryemadhit ishte spektakola­r me një gjuajtje nga 25 metra në ecje e sipër. Në fund, përgjegjës­i i zyrës

rajonale të Tiranës, Agim Mone, pasi i ka njohur futbollist­ët pjesëmarrë­s në këtë aktivitet me ish-futbollist­in e Tiranës, Artur Lekbello, për të ditur se kujt ju kushtua ky aktivitet 1-mujor, i ka dorëzuar kupën "Artur Lekbello" kapitenit të skuadrës së Tiranës, Ardit Sula, që ishte dhe autor i golit të parë për bardheblut­ë. Ja dhe skuadra fituese e Tiranës: Denis Çela, Klajdi Dervishi, Klejsin Teneqexhiu, Ergi Sinani, Kristi Hoxha, Ervin Hyka, Ardit Sula ( kapiteni i skuadrës), Redi Egro, Anxhelo Pegjivuka, Asardo Shkurtaj, Ndriçim Qëndro, Elton Gjediku, Denis Neza, Erison Shima, Median Sula dhe Klejdi Kryemadhi. Abdulla Dushku

 ??  ?? Tirana U-19, fituese e Kupës "Artur Lekbello"
Tirana U-19, fituese e Kupës "Artur Lekbello"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania