Panorama Sport (Albania)

Skandali, gjyqtarët 6 muaj pa u paguar

Arbitrat e kategorive inferiore nuk kanë marrë asnjë pagesë që prej janarit të këtij viti

-

Pasi kanë përfunduar të gjitha aktivitete­t sportive për sezonin 2016-2017, ata që vënë drejtësinë në të gjitha ndeshjet e këtyre aktivitete­ve janë në pritje të marrjes së pagave për punën që ata kanë bërë gjatë të gjithë sezonit. Shumica e tyre janë familjarë dhe disa po presin që të nisin pushimet. Por, për këtë nevojiten financat. Ka rreth gjashtë muaj që gjyqtarët e Kategorisë së Parë, të Dytë, të Tretë, kampionate­ve të moshave apo ligave rajonale nuk janë paguar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke nisur nga janari dhe deri tani, gjyqtarët nuk kanë marrë asnjë pagesë. Gazeta "Panorama Sport" ka zbuluar dje se që prej fillimit të muajit janar, kur janë shlyer detyrimet e prapambetu­ra që Federata kishte për periudhën shtator-dhjetor 2016, arbitrat e të gjitha kategorive inferiore në Shqipëri nuk kanë marrë asnjë pagesë që u takon. Një fakt të tillë e konfirmojn­ë vetë gjyqtarët, të cilët shprehen se janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të krijuar. Këtu përjashtim bëjnë arbitrat e Superiores, për të cilët mësohet se FSHF i ka shlyer detyrimet. Edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur vonesa të ekzagjerua­ra dhe pas denoncimit të gazetës "Panorama Sport", menjëherë FSHF ka reaguar duke derdhur në llogaritë bankare të arbitrave shumat që këtyre të fundit u takojnë. "Nuk ankohemi për faktin se këto lekë nuk do t'i marrim, por jemi të shqetësuar për vonesat absurde. Për disa prej kolegëve, kjo është një punë primare dhe me të ardhurat nga arbitrimi mbajnë edhe familjet", tregojnë disa prej gjyqtarëve për gazetën. Arbitrat janë një pjesë shumë e rëndësishm­e e futbollit në Shqipëri. Ata gjyqtarë që arbitrojnë në kategoritë inferiore sakrifikoj­në edhe jetën në shumë raste për të bërë të mundur zhvillimin e garës. Vetëm disa javë më parë, gjyqtari i kolegjiumi­t të Vlorës, Ardit Merdanaj, rrezikoi jetën, pasi u dhunua nga një lojtar përrenjasa­k në ndeshjen Tepelena-Domosdova. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania