Panorama Sport (Albania)

Masa: Alonso të largohet nga Formula 1

Ankohet sepse nuk ka një makinë kompetitiv­e

- OLGERT SERANI

Felipe Masa i ka pro pozuar ish-shokut të tij të skuadrës te Ferrari, Fernando Alonso, që të ndjekë interesa të tjera, në qoftë se ai është i pakënaqur në Formula 1. Ndërsa bashkëpuni­mi mes McLaren dhe Hondës nuk po funksionon siç duhet, piloti spanjoll ka përsëritur se prioriteti i tij i parë është që të fitojë një titull të tretë botëror. Megjithatë, Alonso ka qenë kritik i Formula 1 në përgjithës­i në intervista­t e fundit, duke deklaruar se atmosfera është shumë më mirë në serinë e garave amerikane "Indy 500". Por braziliani i Uilliamsit mendon se ai po tregohet gjithë kohës kritik për F1in për shkak se ai nuk garon për një makinë konkurrues­e. "Fernando ankohet për F1 sepse ai nuk ka një makinë të mirë, - i tha Masa spanjolles 'El Confidenci­al'. - F1 është i njëjti tani si ai i viteve '80. Ndërkohë tani nën presidencë­n e 'Liberty' gjykoj se po shkon në drejtimin e duhur për të tërhequr sa më tepër njerëzit. Megjithatë, me makinat në dispozicio­n ne ende nuk po arrijmë të bëjmë diferencat sepse hendeku mes Mercedesit e Ferrarit dhe pjesës tjetër të maki-

nave është shumë i madh. Ekipeve të vogla duhet t'u jepet më shumë mundësi, por deri një marrëveshj­e tjetër ajo do të jetë e pamundur". Më pas, Masa ka spekuluar mbi të ardhmen e Alonsos. "Unë mendoj se kjo varet nga shumë aspekte, por gjithashtu në qoftë se ti nuk po kalon një moment të mirë,

atëherë do të ishte mirë të largoheshe. Është e qartë që ai (Alonso) po e shijon aktualitet­in, kështu që ndoshta do të ishte zgjedhja e duhur... Ndoshta do të ishte mirë të zgjidhte të shkonte në një tjetër ekip ose të marrë përsipër sfidat e tjera jashtë Formula 1. Kjo është diçka që ne nuk e dimë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania