Panorama Sport (Albania)

Donaruma “goditet” me dollarë

Portieri shënjestër e provokimev­e, gjatë sfidës me Danimarkën për uropianin -2

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Telenovela "Donaru ma" nuk po njeh ndalesa. Kur kanë kaluar 4 ditë nga refuzimi i portierit të ri, mediat italiane vazhdojnë të flasin për motivet që mund ta kenë shtyrë djaloshin të refuzojë ofertën prej 25 milionë eurosh për 5 vite që i bëri klubi ku u rrit. Dikush flet për klauzola të papërfshir­a në kontratën e re, dikush tjetër për nxitimin me të cilin u menaxhua kjo marrëveshj­e e të tjerë akoma për relatat e këqija mes drejtuesve kuqezi dhe menaxherit Mino Raiola. Sipas të përditshme­s italiane "Il Giornale", vetë Donaruma u është ankuar shokëve të ekipit për ngutin me të cilin iu desh të jepte një përgjigje. Ndoshta ky pohim i lojtarit ka shtyrë drejtorin sportiv Maks Mirabeli të ndërmarrë një udhëtim drejt Polonisë, ku portieri është i impenjuar me Shpresat e Italisë, për Europianin U-21. Por përpara se njeriu i merkatos kuqezi të tentonte një takim me 18vjeçarin, ky i fundit është pritur si mos më keq. "Milan Club Polonia" nuk ka vonuar që të hakmerret ndaj Xhixho Donarumës. Në minutat e para të takimit Danimarkë-Itali, një grup ultrasish ka hedhur pas portës së portierit italian disa tufa me dollarë falsë dhe menjëherë startuan koret ironizuese, ku Donaruma u shndërrua në "Dollar-uma". Që do të kishte

pasur një lloj hakmarrje kjo ishte lajmëruar ndër portalet e tifozëve milanistë, por vetëm dje u kuptua edhe natyra e saj.

Mirabeli "driblon" mediat - I ndalur nga disa gazetarë në aeroportin milanez të Linates, Mirabeli deklaroi: "Xhixho është një kampion i madh dhe një lojtar kuqezi. Pavarësish­t refuzimit, ai mbetet ende një futbollist i yni dhe do të luajë

për Milanin. Theksoj se vizita ime drejt Polonisë nuk ka të bëjë me praninë e Xhixhos atje". I ngacmuar nëse Donaruma do të jetë titullar në sezonin e ardhshëm, Mirabeli u përgjigj fare shkurt duke i faturuar përgjegjës­inë e vendimeve teknike trajnerit Montela: "Nëse Xhixho zbret titullar ose jo do të varet nga zgjedhjet që do të bëjë trajneri".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania