Panorama Sport (Albania)

Çështja “Kaliniç”, Fiorentina refuzon shkëmbimin me Bakën

-

Pas transferim­it të Andre Silvës për 38 milionë euro, Milani kërkon me ngulm edhe një sulmues tjetër. Pavarësish­t se në radarët kuqezi kanë përfunduar shumë bombera anembanë Europës, ditët e fundit drejtuesit kuqezi janë përqendrua­r te Nikola Kaliniç. Kroati, i cili në dy vitet e tij në Itali ka shënuar thuajse 1 gol në çdo dy ndeshje që ka zbritur në fushë me Fiorentinë­n, vlerësohet nga klubi i tij 30 milionë euro. Fjala "ulje" nuk ekziston në fjalorin e familjes Della Vale që zotëron skuadrën toskane pavarësish­t se drejtuesit kuqezi kanë ofruar deri në 25 milionë euro për sulmuesin në fjalë. Në bisedën e fundit mes palëve, drejtori sportiv Maks Mirabeli u propozoi vjollcave 23 milionë euro plus kartonin e Xhanluka Lapadulës, i cili në tregun e futbollist­ëve ka një vlerë prej 6 milionë eurosh. Në Firence duan vetëm para dhe nuk pranojnë asnjë alternativ­ë teksa "Djalli" nuk dëshiron të paguajë të gjithë shumën e kartonit të 29-vjeçarit. Mediat italiane flasin për një këmbëngulj­e nga trajneri Montela për futbollist­in ndaj nga "Casa Milan" është propozuar një shkëmbim "kokë më kokë" me Karlos Bakën plus 11 milionë euro, por oferta ka marrë një tjetër "jo" si përgjigje. Stefano Pioli, trajneri i Fiores, do ta priste krahëhapur kolumbiani­n, por me sa duket krerët e tij kanë një tjetër plan dhe do të pranojnë vetëm oferta ku shuma për Kaliniç do të paguhet e plot. Milani, që në këtë merkato nuk ka marrë asnjë përgjigje negative për lojtarët që ka dashur, pritet të bëjë lëvizjen e radhës, me kroatin që e ka pranuar kalimin te kuqezinjtë, madje ka rënë dakord edhe për pagesën, e cila do të jetë 2.5 milionë euro në katër sezonet e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania