Panorama Sport (Albania)

Zhoao Mario, “basti” i parë i Spaletit tek Interi

Trajneri d!het të zgjidhë %ështjen e port!gezit

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Të gjithë tifozët e In terit janë kuriozë të shohin se si Luçiano Spaleti do të luajë me ekipin e tij të ri dhe se me cilën skemë do të luajë. Por nga të gjithë lojtarët me të cilët trajneri duhet të punojë për të nxjerrë maksimumin, në krye të listës është Zhoao Mario. Portugezi, i cili u ble për rreth 40 milionë euro verën e kaluar, nuk i ka përmbushur aspak pritshmëri­të e tifozëve dhe të klubit, pavarësish­t cilësive të tij teknike që askush nuk i vë në dyshim. Lojtari gjatë këtij sezoni nuk ka pasur vazhdimësi, ka pasur shumë probleme me taktikën, por më së shumti me personalit­etin: Tre aspekte që kanë ndikuar në sezonin e tij dhe që tani trajneri i ri i Interit duhet t'i zgjidhë. Zhoao Mario, në ndeshjet e para me fanellën e Interit kur trajner ishte Frank De Bur, ka luajtur si një mesfushor, ndërsa me dy trajnerët e tjerë, Stefano Pioli dhe Stefano Veki, ka luajtur si trekuartis­t pas shpatullav­e të Mauro Ikardit. Trajneri aktual i Fiorentinë­s, Pioli, e ka provuar portugezin edhe përpara mbrojtjes, por ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës nuk ka bindur aspak. Tashmë i takon Luçiano Spaletit që të zgjidhë këtë ngërç, për sa i përket vendosjes së 24-vjeçarit në skemat e Interit. Lojtari është i "dashuruar" pas topit dhe i pëlqen shumë të avancojë me topin në këmbë, prandaj dhe Spaleti po mendon që t'i japë një rol "alla Isko", ku do të ketë si për detyrë nxjerrjen e skuadrës në sulm si dhe krijimin e kundërsulm­eve. Qëndrimi i tij te zikaltrit është i sigurt, por tani mbetet për t'u kuptuar nëse ai do të vendoset përpara mbrojtjes si Pjaniç apo trekuartis­t si Naingolan (dy "shpikjet" e Luçiano

Spaletit te Roma). 4-2-3-1 është moduli që ish- trajneri i Romës ka vendosur të përdorë këtë sezon tek Interi dhe Zhoao Mario mund të luajë në të gjithë rolet e mesfushës. Pozicionim­i i tij në fushë pritet të jetë me të vërtetë një "bast" për Luçiano Spaletin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania