Panorama Sport (Albania)

Bonuçi-Dibala, sherr në Kardif

Tension në pushimin e pjesës së parë, edhe Barzalji u bë pjesë e përplasjes së ashpër

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në Kardif dukej sikur kishte ardhur ora e Juventusit për të rikthyer trofeun e Ligës së Kampioneve në Torino, pas plot 21 vitesh. Por pas një pjese të parë të luajtur në ritme fantastike dhe pavarësish­t se kaluan të parët në disavantaz­h, inekzisten­ca në pjesën e dytë nga ana e italianëve duket se ka pasur një arsye të fortë, atë të përçarjes së grupit. Pasi në fraksionin e parë të lojës, Juventusi regjistroi 7 gjuajtje në kuadrat dhe barazoi shumë shpejt me një supergol të Manxukiçit disavantaz­hin e firmosur nga Kristiano Ronaldo, Leonardo Bonuçit duket se nuk i ka pëlqyer shumë egoizmi i shfaqur nga Paulo Dibala në 45 minutat e para dhe me sa duket, mes tyre ka shpërthyer një sherr i ashpër pas rikthimit në dhomat e zhveshjes. Mbrojtësi nuk i ka kapërdirë tentativat e shumta personale dhe driblimet e shpeshta të argjentina­sit (realisht ashtu u pa se ndodhi), të cilat nuk i sollën asgjë pozitive "Zonjës së Vjetër". Dhe si një ndër liderët e skuadrës, numri 19 bardhezi ka shpërthyer ndaj 23-vjeçarit në përfundim të pjesës së parë. Bonuçi, siç nënvizojnë burime nga "Gazzetta dello Sport", është treguar shumë agresiv dhe mjaft nervoz, një përplasje e ashpër, e cila nuk i ka pëlqyer aspak edhe Dibalës, për të cilin duket se është futur në mes edhe Andrea Barzalji. Ky i fundit ka dashur t'i dalë në mbrojtje sulmuesit, por në tentativën për të bërë këtë, ka rastisur në të njëjtën reagim të ashpër nga Bonuçi dhe tonet mes

dy veteranëve janë acaruar gjithashtu, duke prishur jo pak ekuilibrat në fushën e lojës, për pjesën e dytë, mes tre prej titullarëv­e të zgjedhur të trajnerit Masimilian­o Alegri. Ndoshta, ky është një shpjegim i rendimenti­t të dobët në 45minutësh­in e dytë të takimit, por edhe i faktit se Barzalji e Dibala ishin dy ndër të zëvendësua­rit e trajnerit, i cili ndoshta në finalen e Kardifit i ka dhënë të drejtë Bonuçit, për reagimin e tij, duke qenë se të paktën argjentina­si, nga i cili pritej shumë, nuk dha atë që shpresonin të gjithë. Këto zëra duket se janë sjellë në skena nga një prej punonjësve të klubit të Juves dhe lidhen shumë ngushtë edhe me faktin se pse për Leonardo Bonuçin qëndrimi në Torino është bërë disi i vështirë së fundmi. Ai po joshet gjithmonë e më shumë nga ndryshimi i ambientit, jo më tepër nga paratë e shumta që ofrojnë Mançester Siti e Çelsi, por mbi të gjitha për faktin se, pas sherrit me trajnerin e tij, tashmë edhe me Dibalën dhe Barzaljin ka pasur një ftohje të marrëdhëni­es.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania