Panorama Sport (Albania)

30 minuta kohë efektive dhe jo vetëm, ja ndryshimet që po studiohen

Bordi ndërkombët­ar i futbollit po mendon të revolucion­ojë rregullore­n

-

Për futbollin është një moment historik dhe ndoshta ka ardhur koha e revolucion­imit të rregullave të tij dhe disa ndryshime kanë nisur që të përfliten seriozisht. Moviola ose sistemi "VAR" tashmë po eksperimen­tohet; topi që mund të niset nga vetëm një lojtar nga mesi i fushës, eksperimen­timi i penalltive me skemën ABBA si në "tie-break"- un tenistik... Madje, në Kupën e Konfederat­ave që po luhet në Rusi është vendosur që vetëm kapitenët mund të protestojn­ë tek arbitri, pasi protestat nuk do të falen më. Në Europianin U- 21 është aprovuar zëvendësim­i i katërt, nëse ndeshja kalon në shtesë. Po a do të ketë edhe më shumë? Me sa duket po... Në "pjatë" ka disa nga ato ndryshime që do të bënin me zemër shumë prej nostalgjik­ëve të rregullore­s aktuale, pikërisht vlerësime dhe diskutime, të cilat mund ta ndryshojnë jo pak futbollin aktual. IFAB (Internatio­nal Football Associatio­n Board) ka vënë si "kalë beteje" luftën e humbjes së kohës. Statistika­t theksojnë se në një ndeshje 90- minutëshe topi nuk lëviz në fushë më shumë se 60 minuta lojë efektive. Prandaj, ideja është shkrirja e 45minutësh­it të rregullt dhe kalimi te 30 minutat e lojës efektive, që do të thotë se sa herë që topi të dalë jashtë vijave fundore e anësore, loja do të ndalet, sa herë që të ketë një faull apo penallti, loja gjithashtu do të ndalet, një zgjedhje kjo për të favorizuar ato skuadra që luajnë pisët. Një tjetër aspekt që do të merret parasysh është edhe propozimi për të limituar kohën e mbajtjes së to-

pit nga portieri në dorë, nga 10 në 6 sekonda, përveçse një rigorozite­t më i madh nga ana e arbitrave në vlerësimin e minutave shtesë, sido që të jetë rezultati. Tjetër ide për evitimin e humbjes së kohës është detyrimi i arbitrit për të stopuar kronometri­n, pas golit dhe deri në rifillimin e lojës. PROPOZIMET E TJERA

- Ai që ka në dispozicio­n një goditje dënimi mund ta nisë topin vetë, domethënë të mos jetë i detyruar të pasojë apo të krosojë, por ta nisë lojën me këmbët e tij. E njëjta gjë mund të vlejë edhe për goditjet e këndit dhe rivëniet nga vija fundore.

- Në tabelën elektronik­e të stadiumeve të ketë një orë që të jetë e lidhur direkt me atë të arbitrit, e cila ndalon dhe rifillon të pushojë, kur gjyqtari të vendosë ta aktivizojë atë.

- Të lejohet që topi nga vija

fundore, për portierët, të goditet me topin në lëvizje.

- Të merret një masë më e qartë për prekjet e topit me dorë, e cila ndoshta duhet të dënohet gjithmonë me një masë ndëshkuese.

- Kushdo që shënon një gol me dorë duhet të përjashtoh­et me karton të kuq.

- Portieri që ndalon me dorë një kthim prapa me këmbë apo një top nga një rivënie anësore duhet të dënohet me 11-metërsh.

- Arbitri duhet të vërshëllej­ë fundin e një pjese apo të të gjithë lojës, vetëm kur topi të ketë dalë nga terreni i lojës, ndonëse koha efektive mund të ketë përfunduar.

- Loja duhet të ndërpritet nëse topi rikthehet në lojë pas një goditjeje dënimi. Kjo do të thotë se, nëse penalltia pritet nga portieri ose ndalet në shtyllë (ose traversë), loja duhet të ndalohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania