Panorama Sport (Albania)

“Mëkatet” e Barcelonës, sa shumë gafa me talentet

"La Masia" nuk është më fabrikë talentesh

-

Ka një problem të rëndësishë­m që duhet zgjidhur patjetër te skuadra e Barcelonës. Akademia e katalanasv­e e njohur me emrin "La Masia" nuk është më si dikur që prodhonte talente të mëdhenj, të cilët lanë gjurmë në historinë e futbollit. Aktualisht, drejtuesit janë në një situatë kritike, sepse në skuadrën e parë janë integruar shumë pak lojtarë, për më tepër që askush nuk po arrin të shkëlqejë. Dikur dilnin lojtarë si Pike, Fabregas dhe Hordi Alba, për të mos shkuar te legjendat si Iniesta, Ksavi apo të tjerë. Gabimet- Si të mos mjaftonte fakti që në vitet e fundit kanë

dalë shumë pak lojtarë nga skuadrat e të rinjve të Barcelonës, drejtuesit kanë gabuar duke i larguar disa prej tyre si të padobishëm, ndërsa tani ata janë shndërruar në lojtarë të rëndësishë­m në skuadrat e tyre. Gabimi më i madh është ai me Fabregasin, i cili u largua nga

Barcelona me kosto 0, ndërsa këta të fundit duhet të paguanin 34 milionë euro tek Arsenali për ta rikthyer. Situatë deri diku e ngjashme me mbrojtësin Bejerin. "Topçinjtë" kërkojnë 50 milionë euro për ta lënë të lirë të transferoh­et në Spanjë. Gabimet vazhdojnë më tej me sulmuesin Mauro Ikardi, për të cilin askush nuk besoi se do të bëhej lojtar i madh. Sot është kapiteni i Interit dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë, kartoni i të cilit mund të shkojë 80 milionë euro. Tiago Alkantara u largua drejt Bajernit për 25 milionë, ndërsa për momentin katalanasi­t nuk kanë më një lojtar të tillë në skuadër. E njëjta situatë edhe me Deulofeun. Çdo verë është objektiv për katalanasi­t, por për ta pasur këta duhet të paguajnë. Lojtarë të tjerë që po shkëlqejnë me skuadrat e tjera janë: Xhovani Do Santos, Oriol Romeu, Sandro, Adama, Grimaldo etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania