Panorama Sport (Albania)

Lëv shkund të rinjtë: Koha për të fituar!

“Fizikisht jemi OK, erdhëm këtu për të marrë trofeun”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Trajneri i kombëtares, Joakim Lëv, në prag të ndeshjes ndaj Australisë për Kupën e Konfederat­ave, ka paralajmër­uar skuadrën për një kundërshta­r mjaft potencial. Megjithatë, seleksioni­mi i skuadrës, jo vetëm që ka ngjallur pakënaqësi në stafin organizues të Kupës së Konfederat­ave, por gjithashtu nuk është pritur mirë edhe nga tifozët e kombëtares. Pasiguri ka pasur edhe në skuadër, ku Antonio Rudiger ka thënë: "Grupi ynë nuk do të jetë aspak i lehtë. Duhet të mendohemi mirë përpara këtyre sfidave". Për më tepër, kombëtarja e kampionëve të botës nuk ka më të njëjtën peshë pa lojtarët që e kurorëzuan si të tillë. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Lëv u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencë­n për shtyp, duke folur mbi skuadrën dhe kundërshta­rët e sfidës së tyre të parë në turneun e Kupës së Konfederat­ave.

EMOCIONET NË PRAG TË NDESHJES - "Jemi më se të emocionuar për startin, si dhe shumë të fokusuar për ndeshjen ndaj Australisë. Kupa e Konfederat­ave është si një dhuratë, e cila do të na ndihmojë të arrijmë synimet tona gjatë vitit të ardhshëm dhe një performanc­ë sa më të mirë për lojtarët. Gjithashtu e rëndësishm­e është të kaloj një turne sa më të bukur me skuadrën".

MBI VARIACIONI­N - "Është e mundshme që të luajmë me një sistem krejt të ndryshëm gjatë këtij kompeticio­ni, por kjo do të varet nga mënyra e lojës. Kërkoj të krijoj një kombinim sa më të mirë të lojës në fushën e blertë, gjë e cila u finalizua me sukses në ndeshjen ndaj San Marinos dhe Danimarkës. Por kjo do të varet nga mënyra se si skuadra mund të ambientohe­t me këtë variacion".

PËR TRAJNIMIN E SKUADRËS - "Skuadra jonë do të ketë nevojë për këshilla edhe gjatë ndeshjes, por gjërat më të rëndësishm­e janë diskutuar dhe tashmë u takon lojtarëve të bëjnë diferencën në fushë. Më e rëndësishm­ja është që të gjejmë sa më shumë hapësira për të shënuar".

MBI GJENDJEN FIZIKE - "Kombëtarja është në një gjendje të shkëlqyer fizike. Ritmi i matur gjatë javëve të kaluara ka qenë një surprizë për ne, duke marrë parasysh edhe kushtet në të cilat është stërvitur skuadra.

Ndaj mendoj se çdo gjë është aty ku duhet, ndoshta dhe më mirë se aq".

KOMPETICIO­NI I RËNDËSISHË­M - "Lojtarët e kombëtares gjermane nuk janë aspak të frikësuar. Është thjesht emocioni i një kompeticio­ni të madh për herë të parë për shumë prej lojtarëve. Sa u përket të rinjve, mendoj se ku është turneu i duhur dhe momenti i

duhur ndaj dhe kombëtares i është dashur një ndryshim i tillë pas kaq vitesh".

PËRMIRËSIM­I I LOJTARËVE - "Gjëja më e rëndësishm­e për mua nuk është të shënojmë sa më shumë gola. Ajo çka kërkoj, është përmirësim­i i mëtejshëm i lojtarëve. Thelbësore është të nxjerrim 4 deri në 5 lojtarë, të cilët do të mbajnë fanellën

edhe në Kupën e Botës".

POTENCIALI I SKUADRËS - "Shumica e lojtarëve janë ende në një moshë të re, por ende në gjenezën e formimit të karakterit në lojë. Rritja profesiona­le e tyre do të zgjasë për vite me radhë, ndaj sa më tepër eksperienc­ë të marrin, sidomos në nivel ndërkombët­ar, aq më i madh do të jetë zhvillimi profesiona­l i tyre".

 ??  ?? Meksika feston barazimin me Portugalin­ë
Meksika feston barazimin me Portugalin­ë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania