Panorama Sport (Albania)

Meksika i ngrin buzëqeshje­n Kristiano Ronaldos

Kuarezma dhe Sedrik nuk u mjaftojnë portugezëv­e

-

Portugalia dhe Meksi ka debutojnë në Kupën e Konfederat­ave me një barazim spektakola­r 2-2 dhe vijnë disa lajme të mira për Romën dhe Milanin: Hektor Moreno, mbrojtësi i ri i verdhekuqv­e, u dhuroi barazimin meksikanëv­e në minutën e 91-të, ndërsa sulmuesi i ri i Milanit, Andre Silva qëndroi për 82 minuta në pankinë. Por më pas hyri dhe shkundi skuadrën, duke humbur edhe një rast.

GOLAT - Në Shën Pjetërburg, Andre Silva e nisi nga stoli, por Ronaldo ishte titullar. Dhe kampioni i kombëtares së Fernando Santosit, që ka ende shijen e një largimi të mundshëm nga Reali, braktisi këpucët e bomberit për të veshur ato të asistuesit. Kapiteni shërbeu me një pasim gjenial për Kuarezmën në 35' (gabim i Morenos, i cili nuk e ndoqi ish-interistin): 33-vjeçari i Beshiktash­it uli Oçoan me një finte dhe shënoi golin e parë të ndeshjes. Por në fundin e pjesës së parë, Meksika gjeti golin e barazimit me Hernandezi­n, i cili në minutën e 42të nuk gaboi me kokë dhe shfrytëzoi krosimin e Velës, por edhe përgjumjen e Guerreiros. Në minutën e 82-të, Kuarezma i lëshoi vendin "djallit" Andre Silva, i cili shpërdoroi golin e tetë në nëntë ndeshjet me kombëtaren: Oçoa devijon goditjen e tij me kokë. Pak çaste më vonë, Portugalia rigjen golin e avantazhit firmosur nga Sedrik pas një rrëmuje. Dhe Silva gjen kohën për të dërguar në portë edhe Gelsonin, i cili shpërdoron golin e 3-1. Një rast, një asist dhe shumë lëvizje për minutat që ai ishte në fushë dhe Montela mund të buzëqeshë. Mund të buzëqeshë edhe Di Françesko, duke parë se blerja e re e Romës, Moreno, i cili erdhi nga PSV-ja, gjeti golin që ekuilibroi rezultatin në shtesë, duke kërkuar kështu ndjesë për gabimin e tij në golin e parë të Kuarezmës.

"VAR"- i ANULON - Në pjesën e parë kishte hapësirë edhe për golin e parë të anuluar të turneut nga sistemi i teknologji­së në fushë, "VAR"i: në minutën e 21- të Pepe shënon, por arbitri argjentina­s Pitana, duke u konsultuar me kolegët pas monitorit, nuk e la në fuqi për shkak të pozicionit jashtë loje. Me pikën e ndarë dje, Portugalia dhe Meksika renditen pas Rusisë, e cila mundi Zelandën e Re dhe komandon Grupin A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania