Panorama Sport (Albania)

Paqe Çelsi-Konte, vjen rinovimi 9 mln £ në vit

Abramoviç i premton edhe emrat që ka kërkuar në merkato

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Çelsi po avancon me bisedimet për rinovimin e kontratës së trajnerit Antonio Konte, pavarësish­t situatës së tensionuar mes atij dhe bordit në lidhje me çështjen "Kosta" dhe pakënaqësi­ve të teknikut për merkaton e klubit. Bordi i kampionëve të Anglisë ka shprehur gjithë shqetësimi­n e tij në lidhje me vendimin e Kontes për të informuar Diego Kostën me mesazh se ai nuk bënte më pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Por, pavarësish­t kësaj, burime brenda klubit konfirmojn­ë për "DailyMail" se ky problem është zgjidhur dhe drejtoresh­a e Çelsit, Marina Granovskaj­a, dhe menaxheri i Kontes, Federiko Pastorelo, janë në kontakt të vazhdueshë­m, edhe pse trajneri po shijuar pushimet. Dhe blutë e Londrës janë të bindur se firma do të mbërrijë, madje zbulohet edhe rroga që do të përfitojë ishtrajner­i i kombëtares italiane, e cila do të shkojë nga 5 milionë paund që ai fiton nga kontrata 3-vjeçare që firmosi verën e shkuar, në 9 milionë paund. Abramoviç e mbështet 100% teknikun që solli titullin që në vitin e tij të parë në stolin e klubit dhe këmbëngul se objektivat që

Konte ka identifiku­ar këtë merkato do të ndiqen me kujdes deri në fund. Portieri i Sitit, Vili Kabajero, pritet që këtë javë të firmosë me kampionët si zëvendësi i Kurtuasë, ndërkohë që bisedimet do të vazhdojnë me Juventusin edhe për mbrojtësin e tyre të djathtë, Aleks Sandro.

Situata e paqartë e Kostës e ka ndërlikuar strategjin­ë e klubit për sulmin, e cila po mban peng rikthimin e Romelu Lukakut nga Evertoni. Kontes i pëlqen edhe Marko Verrati, por destinacio­ni i mesfushori­t të PSG-së duket i paracaktua­r drejt Barcelonës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania