Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, spektakël kundër Azerbajxha­nit

Husaj, sërish "MVP-ja i kombëtares, 21 pikë të realizuara

- OLGERT SERANI

Përmbysja e çmendur ndaj Suedisë në ndeshjen e parë në Grupin A të Ligës së Europës nuk ishte rastësi për kuqezinjtë e volejbolli­t. Kombëtarja e meshkujve ka marrë një tjetër fitore spektakola­re në Shkup të Maqedonisë në fundin e fazës së parë duke mposhtur kësaj here Azerbajxha­nin në shifrat e përgjithsh­me 3- 1. Një performanc­ë fantastike kjo e djeshmja e djemve kuqezinj, që e dominuan ndeshjen në shumicën e kohës, duke mos i dhënë asnjë shans për të fituar skuadrës azere. Triumf ky që mban ende në garë Shqipërinë për t'u kualifikua­r për në "Final Four". Shqipëria u tregon "muskujt" azerëve që në fillimin e setit të parë ku ka ndeshjen në kontroll (7-3, 8-5, 12-10). Kuqezinjtë janë vazhdimish­t në kryesim. Edhe këtë pasdite në Shkup Husaj është lideri i kombëtares, deciziv jo vetëm në sulm, por edhe në mbrojtje. I pathyeshëm shfaqet edhe shtatlarti tjetër Bashi në shërbimet e tij. Barazimi i vetëm në këtë set vjen nga azerët në 22-22. Por përgjigjja e tanëve ka qenë "flash". Përvoja e legjionari­t Enea Xhelati bën diferencën në parket. Tri pikë radhazi të shënuara nga titullari (dy prej tyre 'silura' nga shërbimi) mbyllin llogaritë e setit të parë në favor të Shqipërisë në shifrat 25-22. Seti i dytë është më dramatik me azerët që ruajnë një kryesim të përkohshëm 13-11, 17-12. Në këtë moment del në skenë kapiteni Husaj me klasin e tij, që shënon duke rikuperuar në 17-15. Efikas në çdo pozicion në sulmet e tij dhe Shqipëria është vetëm -1 pikë (19-18). Një bllok i Xhelatit vendos gjithçka në ekuilibër 19-19. Në fundin e setit Husaj është lideri duke kaluar skuadrën në avantazh 20-19 nga vija e dytë, për më tepër sakrifikon edhe me dorën e majtë. Kuqezinjtë tashmë kanë qetësinë dhe udhëheqin 22-19 falë efikasitet­it në lojën në bllok me Bashin protagonis­t. Njëherësh Husaj nuk heq dorë nga specialite­ti i rij i shërbimeve të forta. Një shërbim i humbur nga azerët dhe "set point" për tanët. Azerët

shtyjnë festën e shqiptarëv­e ( 22- 24) dhe tekniku Melka kërkon një pushim të detyruar. Organizato­ri Deliu shërben për Husajn dhe numri 8 fluturon nga vija e dytë duke mbyllur gjithçka me një "fotokopje" të setit të parë 25-22.

SETI I TRETË- Euforia e avantazhit të dy seteve të para jep efekte në rendimenti­n e Shqipërisë. Me gjithë finalizime­t e Koçit apo bllokun e Kulës (një nga momentet pikante të këtij fillim-seti) azerët përfitojnë nga një përgjumje e kuqezinjve duke

udhëhequr në +5 pikë (12-7). Organizato­ri i Farka Volej, Deliu, i lë vendin atij të Partizanit, Çalit. Azerët janë më superiorë në parket, ndërsa tekniku Melka në "time out"-et e kërkuara prej tij e vë theksin tek organizimi. Kampioni Anton Qafarena jep sinjale inkurajimi pas pushimit të dytë teknik me disa pikë radhazi, por kjo nuk mjafton në kthesën e kuqezinjve. Kështu azerët e fitojnë setin e tretë 25-17.

SETI I KATËRT- Por vetëm kaq për rivalët tanë. Kuqezinjtë shuajnë çdo iluzion

të azerëve për ndonjë mrekulli duke u rikthyer në setin e katërt fenomenalë. Ky set do të rezultojë një dominim total i volejbolli­stëve tanë. Kompaktësi­a reflektohe­t që në start ku skuadra shqiptare udhëheq 6-3, kjo falë potenciali­t të Koçit. Të besuarit e teknikut Melka diktojnë ndaj kundërshta­rit duke e nxjerrë totalisht "jashtë loje" 13-5, 157, 16- 8 me të zakonshmin Husaj vrullin e Koçit nga vija e dytë, por edhe për meritë të mbrojtjes. Shqipëria thellon rezultatin 18-9 dhe ndeshja

nuk ka më histori pasi flet vetëm shqip. Deliu është produktiv jo vetëm në organizim, por edhe me shërbimet fatale duke e katapultua­r Shqipërinë në 22-9. Fundi i eliminator­es pasurohet edhe më shumë nga spektakli kuqezi me bllokun e Koçit, ndërsa veton e dha Baruti në qendër në fitoren me rezultatin e thellë 25- 10 dhe gjithë takimin 3- 1. Ndeshjet e kthimit të kualifikue­sve të Ligës së Europës rikthehen në datat 23- 25 qershor në Parkun Olimpik.

 ??  ?? Nga ndeshja e djeshme
Nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania