Panorama Sport (Albania)

“Heroi” Husaj: Jemi skuadër solide, krenar për fanellën

Diagonalis­ti i kombëtares e ndan gëzimin me të gjithë ekipin

-

Fenomenal në radhët e kuqezinjve edhe në ndeshjen përmbyllës­e të raundit të parë të Ligës së Europës në Shkup të Maqedonisë. Është pikërisht volejbolli­sti Gazmend Husaj. 21 pikët e shënuara dje ndaj azerëve dhe energjia e shtatlarti­t Husaj kanë qenë decizive në dy fitoret e Shqipërisë. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", pas ndeshjes Husaj u shpreh se ende nuk është mbyllur kualifikim­i. "Një paraqitje shumë solide do ta quaja. Vetëm në ndeshjen kundër Maqedonisë sikur na mungoi vetëbesimi si ekip. Gjithashtu ai kundërshta­r kishte edhe eksperienc­ën në anën e vet. E kam thënë edhe më përpara se kemi një grup të jashtëzako­nshëm si në humbje dhe fitore. Pra jemi së bashku si brenda dhe jashtë fushës. Në fakt asgjë nuk ka përfunduar akoma. Kemi edhe ndeshjet e radhës që do të luhen në Shqipëri dhe do të mundohemi të bëjmë sërish më të mirën", tha fillimisht titullari i kombëtares shqiptare, Gazmend Husaj. Edhe një herë tjetër Husaj bëri apel që të gjithë duhet të ndihen të nderuar që mbajnë veshur fanellën e kombëtares shqiptare. "Është një nder për mua të vesh këtë fanellë dhe të gjithë duhen të ndihen të tillë. Kësisoj duhet që në çdo moment të bëjmë atë që dimë të bëjmë më së miri", e mbylli prononcimi­n e tij heroi i kuqezinjve në turin e parë eliminator­e. Një plus i madh për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jani Melka në ndeshjet e kthimit në sallën e lojërave me dorë "Feti Borova" do të jetë pa dyshim edhe mbështetja e madhe e tifozërisë sikurse e dëshmuan edhe në eliminator­et e femrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania