Panorama Sport (Albania)

Një vit nga fitorja historike, De Biazi: S'e mendoja largimin

"Do vij të votoj në Tiranë, ja si i motivova futbollist­ët"

- GENTJAN ALINANI

Kroson Memushaj, Sadiku kërcen mbi mbrojtësin dhe e dërgon topin pas shpinës së portierit Tatarushan­u. Rumani-Shqipëri 0-1. Ishte 19 qershori i vitit 2016, kur Kombëtarja kuqezi arriti për herë të parë në histori fitoren në një kompeticio­n kaq të rëndësishë­m. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ish-trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi tregon...

Kroson Memushaj, Sadiku kërcen mbi mbrojtësin dhe e dërgon topin pas shpinës së portierit Tatarushan­u. RumaniShqi­përi 0- 1. Ishte 19 qershori i vitit 2016, kur Kombëtarja kuqezi arriti për herë të parë në histori fitoren në një kompeticio­n kaq të rëndësishë­m. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ish-trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi tregon emocionet e kësaj fitoreje, dëshirën për t'u kualifikua­r dhe detajet me të cilat e përgatiti ndeshjen. Mes të tjerave, italiani thotë se nuk e ka menduar kurrë që një vit më vonë nuk do të ishte më i ulur në stolin e kuqezinjve. Trajneri italian nuk ka dashur ta përzgjedhë fitoren me Rumaninë si më të rëndësishm­en e tij në aventurën me Shqipërinë. Ai ka thënë se të gjitha sfidat që ka fituar, madje përfshirë edhe atë me Izraelin ka qenë shumë e rëndësishm­e.

Mister, çfarë date është sot (dje)?

19 qershor.

Ju kujtohet ku ishim një vit më parë dhe çfarë përjetuam?

Sigurisht që më kujtohet. Arritëm të mposhtnim Rumaninë dhe të merrnim fitoren e parë në Europian. Ka kaluar një vit, por më duket sikur ka ndodhur dje dhe më shfaqet përpara syve momenti kur Sadiku vraponte drejt pankinës sonë duke festuar. Ishte shumë i bukur ai çast, ne të gjithë që festonim...

Ta lëmë pak momentin e festës dhe të flasim për të gjithë ndeshjen...

Kujtoj thuajse të gjithë ndeshjen, momentin përpara se të niste, si fola me lojtarët dhe mënyra se si i motivova për të besuar se mund të fitonim ndeshjen tonë të parë në një Europian. Ndeshje, e cila mund të na kualifikon­te edhe për në fazën tjetër të këtij kompeticio­ni. Të gjitha këto i kujtoj dhe emocionet e asaj fitoreje të madhe sigurisht. Më kujtohet mirë ndeshja debutuese me Zvicrën dhe dëshirën për ta përmbysur edhe pse ishim me dhjetë lojtarë, më kujtohet gjithashtu rasti i fundit i Gashit që mund të na jepte barazimin. Ndeshja me Francën që nuk përfundont­e kurrë dhe goli që na shënuan në minutën e 89-të e 25 sekonda. Të gjitha i kujtoj dhe Europiani është i kthjellët në mendjen time.

Kishit frikë përpara sfidës se mund të largoheshi­m nga Franca pa shënuar asnjë gol, pa marrë asnjë pikë?

Duhet të them se në dy ndeshjet e para me Zvicrën dhe me Francën, skuadra bëri paraqitje shumë të mirë dhe dinjitoze. Na mungoi vetëm rezultati, por në total ishim një skuadër që u krijuam vështirësi kundërshta­rëve, që u mbrojtëm mirë dhe kërkonim të shënonim. Nuk ia dolëm në dy të parat, edhe pse rastet i patëm. Me Sadikun dhe me Gashin mund të shënonim kundër Zvicrës. Sigurisht që në ndeshjen e fundit duhet ta fitonim patjetër për të qenë në garë për kualifikim­in.

Çfarë u thatë lojtarëve përpara ndeshjes së fundit me Rumaninë?

U thashë që duhet të tregojmë vlerat tona në këtë Europian dhe nuk duhet të ishte kurrsesi një rastësi prezenca jonë aty, apo thjesht të merrnim pjesë. I motivova dhe u fola për të ardhmen dhe për mundësitë që kishim për të luajtur një tjetër ndeshje. Jam i sigurt se do të ishim kualifikua­r, nëse ne nuk do të luanim të parët dhe të tjerët do të bënin llogaritë më vonë për të na nxjerrë nga gara.

Kishit dyshime për formacioni­n? Sadiku kishte luajtur dy herët e para, por i mungoi goli. Sulmuesit e tjerë prisnin një shans...

Kishim të gjithë kohën e nevojshme për ta përgatitur ndeshjen në të gjitha aspektet, duke analizuar aspektin fizik, aspektin tekniko-taktik. Mendoj se Sadiku ishte një zgjedhje që më jepte më shumë garanci për atë sfidë, edhe pse në dy të parat nuk kishte shënuar. Sigurisht që nuk ishte e lehtë në ato nivele.

Duhet të bënit një zgjedhje të vështirë për të lënë Canën në stol...

E dija që ky Europian ishte shumë i rëndësishë­m për të, sepse mbi të gjitha zhvillohej në Francë, që është shtëpia e tij e dytë. Nuk ishte në kushte optimale për të luajtur dhe ishte një zgjedhje që e bëra duke respektuar shumë atë, si njeri dhe si profesioni­st. Duhet ta bëja këtë zgjedhje për skuadrën dhe për të ardhmen e saj.

Pas golit që shënuam, kishit frikë që ndeshja mund të na ikte nga duart ashtu si ndaj Francës?

Për të thënë të vërtetën, jo. Kisha shumë besim, pavarësish­t faktit se Rumania ishte një ekip i vendosur mirë dhe me lojtarë që mund të bënin diferencën. Ne bëmë një ndeshje të vëmendshme në aspektin taktik, por dhamë zemrën në fushën e lojës dhe e bënë shumë mirë atë që unë u kisha kërkuar të bënin. Ishim të vendosur për ta arritur këtë fitore.

Besonit realisht që mund ta kalonim fazën e grupeve?

Besoja realisht, sepse ishin shumë mundësi që mund të na kualifikon­in. Disa rezultate deri në atë moment ishin në favorin tonë, por pastaj u penalizuam nga fakti që luajtëm të parët dhe të tjerët e dinin çfarë duhet të bënin dhe çfarë u duhej për t'u kualifikua­r.

Keni thënë që fitorja me Armeninë është më e rëndësishm­ja në aventurën tuaj si trajner i Shqipërisë. Vazhdon të jetë ajo, apo kjo që arritëm me Rumaninë?

Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishm­e për të shkuar në Europian. Sigurisht që për të prerë biletën duhet të fitonim në Armeni, por nuk do të ishim në këtë situatë nëse nuk fitonim me Portugalin­ë, nëse nuk fitonim me Armeninë në shtëpi, nëse nuk barazonim me Danimarkën. Fitorja në Europian sigurisht që ishte me vlera, por fitorja që bëmë të dielën e kaluar kundër Izraelit ishte gjithashtu e rëndësishm­e. Ndoshta nuk do të vlejë për asgjë, por do të mbetet historike për faktin se fituam 0- 3 në një fushë të vështirë.

E mendonit që një vit pas fitores me Rumaninë ju nuk do të ishit më trajner i Shqipërisë?

Jo. Mendoja se do të isha ende trajner i Shqipërisë, por tashmë kuptova që koha ime ka mbaruar dhe duhet ta mbyll këtë aventurë. Gjërat lindin, zhvillohen dhe kanë një fund.

Do të vini në Shqipëri për të votuar në datën 25 qershor?

Do të jem aty për shkak se të shtunën do të zhvillohet një ceremoni në FSHF dhe meqë do të jem në Tiranë, sigurisht që do të votoj. Por, vota është e fshehtë.

Duka është shprehur se në telefonin e tij kanë mbërritur 100 telefonata dhe mesazhe për të drejtuar Shqipërinë. Po në telefonin tuaj, ka ndonjë skuadër për të ardhmen?

Nuk kam asnjë ofertë për momentin dhe shpresoj të kem qenë i qartë në konferencë­n që dhashë përpara mediave. Unë u largova nga Shqipëria pa pasur asnjë ofertë, por sepse koha ime aty përfundoi dhe me vendimin që mora për t'u larguar doja t'i jepja më shumë kohë vazhdimësi­së pozitive për Shqipërinë. Shpresoj që Duka të gjejë një trajner të zotin dhe të aftë për t'u dhuruar tifozëve tanë të mrekullues­hëm emocione të mëdha.

Do ta ndiqni Shqipërinë në stadium për katër ndeshjet e mbetura?

Nëse nuk do të kem impenjime të tjera, sigurisht që do ta ndjek Shqipërinë sa herë të më jepet mundësia.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Momente nga festa e golit të Sadikut kundër Rumanisë
Momente nga festa e golit të Sadikut kundër Rumanisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania