Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Nuk luajmë unë dhe Krujf, do t’i surprizojm­ë

"Na ra më e vështira e mundshme, pak kohë në dispozicio­n"

- OLSI TUJANI

Tirana ka në krye një trajner të ri, i cili ka provuar të luajë në ekipe të mëdha, por edhe të drejtojë skuadra të tilla në vende të ndryshme. Mirëpo, me Tiranën do të ketë përballë një nga emrat më të mëdha të futbollit izraelit, si dhe një skuadër që ka marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Jo vetëm kaq, por në krye të Makabi Tel Aviv është Zhordi Krujf, djali i të madhit Johan. Megjithatë, sipas Ze Marias, në fushë nuk bëhet fjalë për Krujf dhe Ze Marian, por për kontingjen­tet që kanë në përbërje Tirana dhe Makabi. Në një deklaratë dhënë për mediat, trajneri i ri i 24 herë kampionëve ka komentuar edhe situatën aktuale të lojtarëve, gjendjen e tyre, ndërkohë që kërkon ende kohë për të thënë fjalën e fundit se çfarë rolesh kanë nevojë për përforcime, si dhe çfarë defektesh kanë futbollist­ët që drejton. "Objektivi? Dua gjithmonë që të fitoj. Nëse s'ia dal, dua të bëj maksimumin për ta arritur", është shprehur ndër të tjera trajneri i Tiranës për përballjen me Makabi Tel Aviv.

Shorti ju vendos përballë Makabi Tel Avivit, sa të vështirë e mendoni?

Është një skuadër, e cila është mësuar që të luajë në Champions dhe një kundërshta­r jashtëzako­nisht i fortë. Jemi duke u përgatitur për këtë përballje. Nuk i kam të gjithë lojtarët në dispozicio­n dhe shpresojmë që të afrojmë futbollist­ë të tjerë. Do të jetë një sfidë me të vërtetë e rëndësishm­e për ne, sepse do të na vërë menjëherë në provë. Vetëm në këtë mënyrë, pra duke punuar dhe u rritur, do të shohim se çfarë do të bëjmë në fund të saj.

Si e vlerësoni ekipin pas dy ditëve të para?

Shihet pak dhe kjo është normale. Ata po mundohen, por janë në hapat e para pasi jemi duke u njohur me njëritjetr­in: Ata po mësohen me trajnerin e ri dhe unë gjithashtu me kontingjen­tin që kam në përbërje. Duke qenë seancat e para, janë stërvitje atletike dhe është e vështirë

që të bësh variacione. Në ditët e ardhshme do të bëjmë të pamundurën për të parë gjendjen reale. Do të jemi në hotel-fushë-hotel dhe gjërat do të shkojnë më mirë. Do të kemi kohë për të zhvilluar metodologj­inë dhe për të bërë gjëra të mëdha. Sigurisht, ata duhet të kuptojnë gjërat që unë dua dhe që kërkoj, si dhe do të më duhet që të kuptoj ato që kërkojnë nga unë. Kjo është reciproke mes trajnerit dhe lojtarëve.

Për çfarë rolesh ka nevojë të plotësohet kjo skuadër?

Tirana është një skuadër që ka vuajtur shumë gjatë vitit të shkuar, e cila ka rënë një kategori më poshtë. Është në nivele të ulëta morali, por unë jam këtu për të riparuar këtë gjë, si dhe për të dhënë atë që ka nevojë skuadra. Është normale që të kemi ndonjë përforcim nga shoqëria. Klubi e ka listën e dëshirave dhe po punojmë që gjërat të shkojnë sa më mirë. Siç e thashë në fillim, objektivi është kthimi i Tiranës në Kategorinë Superiore.

Është një skuadër, e cila për momentin nuk ka sulmues...

Do të vijnë, do të vijnë, do të vijnë… Janë objektivi i shoqërisë dhe trajnerit. Jam duke zbuluar se çfarë i duhet ekipit dhe cilat janë problemet, por në fund gjërat do të shkojnë mirë.

Përballë do të keni Krujfin, por të birin dhe jo holandezin e famshëm

As Ze Maria dhe as Krujf nuk do të luajnë në fushë, pasi do të jenë të tjerë që do të përballen. Futbollist­ët tanë do të vendosin fituesin. Sigurisht, ata janë në avantazh, sepse janë ekip që luajnë në Champions gjithmonë. Janë të dytët në kampionat dhe ne kemi arritur të parafundit dhe kjo nuk është e njëjta gjë. Morali te ne është i ulët. Entuziazmi në të tilla ndeshje me ekipe të mëdhenj del në sipërfaqe dhe skuadra do të japë 100 për qind të asaj që ka.

Mund të flitet për një objektiv në këto kualifikue­se?

Objektiv? Në karrierën time si lojtar kam kërkuar që të fitoj. Nëse nuk ia dalim, është tjetër gjë. Atëherë do të luftojmë deri në fund për të arritur deri tek objektivi, kalimi i turit. Por, e përsëris, kemi një kundërshta­r shumë të fortë përballë dhe më e keqja është që do të kemi vetëm një javë kohë stërvitje. Është shumë pak, por do të bëjmë të pamundurën për t'ia dalë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania