Panorama Sport (Albania)

Trajneri: Drejtori të qëndrojë më pranë skuadrës

-

Armando Cungu dhe Eugent Zeka nuk kanë një raport të mirë mes tyre. Të paktën kjo është parë edhe në deklaratat që janë dhënë në të kaluarën. Pak javë më parë, trajneri i Vllaznisë e ka shprehur hapur ankesën e tij për drejtorin sportiv. "Në marrëdhëni­e pune ka persona me të cilët nuk shkon gjithçka siç duhet. Për mendimin tim, edhe ndaj meje, edhe ndaj ekipit, drejtori Zeka duhet të ishte treguar më kërkues dhe më i ashpër. Pra, duhet të bënte të mundur që të mbante skuadrën në tonus. Kështu duhet të sillej edhe me mua, prandaj duhet të jetë më afër ekipit. Unë falënderoj për qëndrimin shumë afër skuadrës administra­torin Gjyrezi. Ndoshta këto janë disa gjëra të vogla që duhen rregulluar dhe në analizën që presim, të gjithë do të nxjerrin përgjegjës­itë. Unë nuk kam qenë dakord me afrimin e Mulemos, pasi ishte një lojtar që luante mirë kur ishte me topin. Por kur bëhet fjalë për një mbrojtës, ai nuk bënte mirë detyrat e shtëpisë dhe nuk ishte ai që pritej. Nuk isha dakord, por gjithsesi ai u bë pjesë e Vllaznisë. Prandaj, me këtë dua të them se nuk janë marrë të gjithë lojtarët nga ana ime, por vetëm tre prej tyre. Kam marrë Vrapin, që e kam pasur që nga sezonin i shkuar, i cili ishte lojtar që u mor për alternativ­ë, por që rezultoi të ishte një me më shumë takime të zhvilluara te Vllaznia. Kam marrë Bakajn, që për mua ka qenë një nga më të mirët, por që në takimin e fundit unë i vlerësoj ndershmëri­në dhe jo profesiona­lizimin. Po ashtu kam afruar edhe kroatin Veitzer, i cili, pavarësish­t se nuk tregoi vlera nga ajo që unë kam parë në stërvitje, ishte cilësor", pat deklaruar trajneri i Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania