Panorama Sport (Albania)

Barça mungon në 10 klubet më të mira shitëse, dominon Portugalia

-

Sipas të dhënave të "transfemar­kt.de", Barcelona nuk bën pjesë mes 10 klubeve që kanë gjeneruar më shumë të ardhura prej shitjeve të futbollist­ëve gjatë dekadës së fundit. Dhe kjo konfirmon se nuk është një klub shitës. Në këtë klasifikim ka vetëm tre ekipe nga La Liga, por asnjë nga Bundesliga apo Franca. Në total, 10 klubet që kanë shitur më shumë futbollist­ë gjatë 10 viteve të fundit kanë fituar 5.849 miliardë euro. Dy klube portugeze, Benfika dhe Porto janë të distancuar­a nga të tjerat. Kampionët e Portugalis­ë renditen në vend të parë me 727,5 milionë euro të arkëtuara nga shitjet gjatë dekadës së fundit. Ndër bizneset e tyre më të mira janë shitja e Vitselit (40 milionë euro), Edersonit (40), Lindelofit (35), Renato Sançezit (35) dhe Di Marias (33). "Shqiponjat" ndiqen nga rivalët e tyre të Portos, që kanë grumbullua­r 721,6 milionë euro. Ndër shitjet më të mira të Pinto Da Kostës janë ato të Hames Rodrigezit (45 milionë euro), Hulkut (40), Falkaos (40), Andre Silvës (38) dhe Xhekson Martinezit (37,1 milionë euro). Podin e plotëson kampionia e Anglisë që tregon se Çelsi tashmë nuk mban më petkun e një klubi blerës. Akademia e tyre dhe formula e huazimeve që e përdorin në masë, ka bërë që Abramoviç të përfitojë shumë nga merkatoja dalëse, duke arkëtuar 625,9 milionë euro nga shitjet në këto 10 vite. Rekordin e mban shitja e Oskarit (60 milionë euro), David Luizit (49,5), Matës (44,73), Arjen Robenit (36) dhe Romelu Lukakut (35,36). Një tjetër rivale e Çelsit, Totenhemi renditet në vend të katërt me 598,4 milionë arkëtime, të cilat kryesisht kanë ardhur falë shitjes së Garet Bejlit në Madrid për (101 milionë euro), Berbatovit (38), Modriçit (30), Karrikut (27,2) dhe Robi Kinit (24).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania