Panorama Sport (Albania)

/esëlidhja, 0lori drejt stolit

&residenti Noka ka ndërruar gjashtë trajnerë në 7 vite( d) kanë bërë *dopietë*

- PRENG GJIKOLA

Në një kohë që e gjithë skuadra e Besëlidhje­s është duke shijuar pushimet, zërat rreth saj për afrime dhe largime janë të shumta. Madje, ditët e fundit është folur edhe për një ndryshim në stol, ku në vend të trajnerit Alban Bruka, i cili mbylli sezonin e shkuar, të jetë shkodrani Elvis Plori. Ky i fundit, i kontaktuar nga "Panorama Sport", nuk e mohon mundësinë që të marrë drejtimin e Besëlidhje­s. "Të jesh trajner i Besëlidhje­s është një plus i madh për çdo trajner, pasi është një skuadër me histori. Unë nuk e përjashtoj mundësinë e marrjes së drejtimit teknik të Besëlidhje­s, por ende nuk kam asnjë kontakt me presidenti­n Gjok Noka", ka thënë shkurtimis­ht Plori.

N R S IMET - Nën presidencë­n e Gjok Nokës, trajnerët shkodranë kanë qenë dy. I pari ishte trajneri Kreshnik Krepi, që e ka marrë drejtimin teknik të Besëlidhje­s në fillim të sezonit 201-2016 dhe është larguar në pushimet dimërore të atij sezo- ni, duke e lënë Besëlidhje­n në krye të grupit A. €endin e tij e zuri bashkëqyte­tari i tij Samuel Nikaj, deri në mbyllje të atij sezoni dhe këtu mbyllet edhe historia me trajnerët shkodranë. Por, natyrisht emrat e atyre, që kanë drejtuar ekipin gjatë kohës që në presidencë ka qenë Noka, janë të shumtë. illimisht ai e ka nisur punën me Alban Brukën, i cili sapo kishte lënë futbollin në atë kohë, pas tij ka ardhur lezhjani Ridvan Kulli që e ka mbajtur drejtimin e ekipit për gati dy vite, deri në fund të sezonit 2011-2012, kur Besëlidhja u skualifiku­a nga Tomori me penallti në ndeshjen e "Play-Off"-it, duke i mohuar shansin për të qenë në Superiore. Pas largimit të Kullit në pankinë u ul Sokol Meta, por që u largua pas katër ndeshjeve dhe deri në merkaton e janarit skuadrën e drejtoi zv. trajneri Gledis Lani. Në merkaton e janarit të sezonit 2012-2013, drejtimin teknik të Besëlidhje­s e zuri lushnjari Saimir Malko, por edhe ky nuk e mbylli kampionati­n, pasi u vetëlargua nga drejtimi i skuadrës. Pas tij erdhi Sinan Bardhi, por nuk arriti ta shpëtonte Besëlidhje­n nga rënia në Kategorinë e Dytë. Megjithatë, në kampionati­n 2013-2014, ai arriti ta rikthente ekipin në Kategorinë e Parë. Në gjysmën e parë të sezonit 2014-201 u largua Sinan Bardhi dhe në vend të tij u rikthye lezhjani Ridvan Kulli, që e drejtoi skuadrën deri në mbyllje të sezonit, por pa ia dalë dot që ta rikthente në Superiore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania