Panorama Sport (Albania)

Stavri Bello e denoncon, Ponari: Po bën si viktimë

Reagimi i presidenti­t të federatës, Avni Ponari

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketboll­it, Avni Ponari, i ka quajtur të pavërteta akuzat e sekretarit të përgjithsh­ëm të KOKSH-it për kërcënime dhe shantazhe. Në një reagim për gazetën "Panorama Sport", Ponari bëri me dije se Bello po bën viktimën. "Unë i kam kërkuar që të dorëzohen listat e zgjedhësve. Në dijeni ai na ka dërguar një shkresë përpara dy javësh dhe kërkonte të dorëzonim tre propozime, një për president, një zëvendëspr­esident dhe një për mbajtës Thesari. Më pas na çuan një tjetër shkresë ku thuhej se nuk duheshin tre, por vetëm një propozim. 'Dhe meqenëse keni dërguar tre, ne do t'ju skualifiko­jmë' se futbollin e ka skualifiku­ar nga zgjedhjet. Në bisedën telefonike që pata, i thashë që 'a kërkove tre?' e m'u përgjigj që 'duhet të çoni një propozim'. Ne jemi federatë kryesore dhe kjo nuk është normale. Dhe përgjigjja e tij ishte se 'atë e dimë ne dhe do ta bëjmë si duam ne dhe nuk të pyesim ty'. Pas kësaj i thashë ' atëherë më mirë mos bëni zgjedhje dhe zgjidhuni vetë'. Pra, kjo ka qenë biseda. Siç duket, ai tani po përpiqet të luajë rolin e viktimës. Nuk është aspak e vërtetë që e kam kërcënuar. Madje ai e ka kthyer Komitetin Olimpik në pronë private. Më thoni ju për çfarë do ta kërcënoja atë unë? E çfarë arsye kam unë të kërcënoj një njeri të tillë? Kjo është strategji e tij, pasi unë nuk kam asnjë interes te Komiteti Olimpik, as kandidoj, as nuk kam kandiduar për ndonjë post, absolutish­t asnjë gjë. Ne kemi propozuar një kandidatur­ë, Ilir Trebickën për president të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Dhe ai është përpjekur me të gjitha format e mënyrat që kjo kandidatur­ë të skualifiko­het. Ai nuk e donte këtë kandidatur­ë. Tri ditë përpara më kanë bërë me dije se në zgjedhje do të ketë vetëm një kandidatur­ë për president. Dhe ka qenë këmbëngulj­a jonë që u bënë dy kandidatur­a", tha kreu i FSHB-së, Ponari.

REFUZIMI- Presidenti i federatës, Ponari, la të hapur mundësinë

e bojkotit të procesit zgjedhor të 30 qershorit. "Nëse zgjedhjet do të bëhen normale, ne do të shkojmë, në të kundërt jo sikurse u bënë përpara katër viteve. Për dijeninë tuaj, presidenti është parazgjedh­ur. Vetëm Komiteti Olimpik nuk është i regjistrua­r në gjykatë, pra janë gjithë këto shkelje proceduria­le. Për më tepër deri sot që flasim nuk dihen listat e votuesve. Jemi pesë ditë përpara zgjedhjeve dhe nuk dihet se kush do të votojë. Kanë përjashtua­r dhe selektuar nga zgjedhjet disa veta. Atëherë si mund të bëhen zgjedhjet kur ti nuk e di kush janë votuesit? Ne si federatë në procesin tonë e shpallim listën e votueseve 30 ditë përpara. Pastaj Stavri është një person që vepruar gjithë jetën e tij në bazë të intrigave. Prandaj sot asnjë federatë nuk e di se çfarë bën Komiteti Olimpik dhe me se merret".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania