Panorama Sport (Albania)

Kukësi humbet 7-0, akuzon “Federbet”: Ishte e fiksuar!

Kompania e monitorimi­t të basteve denoncon lëvizjet e çmendura të koeficient­ëve. Reagon klubi: Ndikoi lodhja nga udhëtimi...

- SKERDILAID SULOZEQI

Embani mend rekordin e Kukësit me 35 ndeshje radhazi në kampionat pa humbje? E mbani mend kur drejtuesit e klubit verior krenoheshi­n për faktin se nuk ishin përmendur në asnjë raport të UEFA-s apo kompanive të monitorimi­t të basteve për ndeshje të dyshuara në këto pesë vite? Mirëpo, kur nuk kanë kaluar asnjë 30 ditë nga shpallja kampion për herë të parë, dje një miqësore e Kukësit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale për shkak të një humbje turpëruese 7-0 në Austri ndaj skuadrës së Superligës vendëse, Volfsberge­r. Por nuk është kjo më e keqja, pasi ndodh që edhe të mposhtesh në fushë me këto shifra. As më pak e as më shumë, por vetë kompania e monitorimi­t të basteve, "Federbet", e cila denoncoi pak vite më parë klubin e Skënderbeu­t, ka hedhur dyshime të forta se miqësorja e djeshme Volfsberge­r-Kukësi 7-0 ishte e trukuar.

QËNDRIMI

"Ndeshjet miqësore filluan dhe menjëherë koeficient­ë të çuditshëm mahnitës gjatë takimit: Volfsberge­r-Kukësi 70!! Për të ardhur keq që asgjë nuk ndryshon, aktorët janë gjithnjë të njëjtët dhe ndeshjet miqësore shndërrohe­n në ushtrime për fiksimin e rezultatev­e", denonconte dje në faqen zyrtare në "Facebook" kompania e monitorimi­t të basteve, "Federbet". Ndërkohë, pak minuta pas përfundimi­t të miqësores, klubi i Kukësit, në faqen zyrtare në "Facebook", ndër të tjera për humbjen në miqësore shkruante: "Një rezultat shumë i keq, por lodhja e rrugës ndikoi. Vazhdojmë stërvitjen për të parë përpara". Gjithsesi, dje në mbrëmje "Panorama Sport" është përpjekur të kontaktojë me vetë presidenti­n Safet Gjici, por ky i fundit nuk ka qenë i disponuesh­ëm, ndoshta edhe prej faktit të angazhimit në fushatën zgjedhore. Kjo është hera e parë që një kompani e monitorimi­t të basteve që bashkëpuno­n me UEFA-n hedh dyshime për

ndeshje të Kukësit.

NDESHJA

Trajneri Ernest Gjoka hodhi në fushë nga minuta e parë formacioni­n me të cilin ka luajtur një pjesë dërrmuese të ndeshjeve të Superiores sezonin e shkuar. Megjithatë kjo nuk mjaftoi që të shmangte

 ??  ?? Faksimile e qëndrimit të “Federbet”
Faksimile e qëndrimit të “Federbet”
 ??  ?? Faksimile e qëndrimit të klubit pas miqësores
Faksimile e qëndrimit të klubit pas miqësores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania