Panorama Sport (Albania)

Bushiç rinovon në Vlorë, Abazajn e duan në Holandë

Zbardhet lista, ikin Halilaj, Neziraj, Leal, Shehaj dhe Kuqi

- ERMAL SIKA

Prej ditësh te skuadra e Flamurtari­t flitej për një listë të trajnerit Duro me lojtarët që nuk ishin më në planet e tij. "Panorama Sport" ka arritur të zbulojë edhe dëshirat e trajnerit, ndërsa konfirmohe­t se 80 për qind e ekipit që mbylli sezonin do të largohet. Vetëm 6 lojtarë që mbyllën në Vlorë sezonin e shkuar janë në planet e trajnerit Duro dhe që do të qëndrojnë te Flamurtari, që janë tre mbrojtës, një mesfushor dhe dy sulmues. Më konkretish­t, futbollist­ët që do të vijojnë të jenë pjesë e kuqezinjve për edicionin e ardhshëm janë: mbrojtësit Franc Veliu, Ivan Jakovljevi­ç dhe Ergis Mersini. Nga mesfushorë­t do të qëndrojë vetëm Alesio Hyseni, ndërsa nga sulmuesit qëndrojnë vetëm Danilo Alvesh dhe Tomislav Bushiç. Vetëm me këta lojtarë klubi do të vijojë bashkëpuni­min dhe pritet që t'i thërrasë për t'u komunikuar këtë vendim në ditët në vazhdim. Ndërkohë nuk dihet se çfarë do të ndodhë në lidhje me Alveshin, pasi ky i fundit pretendon se i ka skaduar kontrata.

LARGIMET

Të shumta janë largimet e lojtarëve të Flamurtari­t. Serbët Milos Rniç dhe Nikola Djuriç, kroati Ivan Galiç dhe malazezi Balsa Radoviç nuk bëjnë më pjesë në Flamurtari­n e ri. Po ashtu pjesë e largimeve janë edhe brazilianë­t Mauricio Leal, si dhe Nakamuta Lineker. Gjithashtu në planet e trajnerit Duro nuk janë edhe Ilir Berisha e Haxhi Neziraj. Të bie në sy që pas shumë vitesh pjesë e Flamurtari­t nuk do të jenë lojtarët vlonjatë Taulant Kuqi dhe Ardit Shehaj, të cilët nuk janë përfshirë në listë. Listës së largimeve u shtohen edhe dy portierët Argent Halilaj dhe Stivi Frashëri, pas ardhjes së portierit Adis Nurkoviç. Pritet që Duro të marrë edhe dy portierët e ekipeve të moshave, një prej tyre Pano Qirko, për t'i pasur si rezervë. Lojtarëve të larguar u shtohen edhe ata që zgjodhën ekipe të tjera, si Bruno Telushi, Donjet Shkodra dhe Astrit Fazlliu.

BUSHIÇ

Trajneri Shpëtim Duro ka kërkuar me ngulm që në ekipin e ri të projektuar prej tij të ketë sulmuesin Tomislav Bushiç. Në këto kushte, burime të sigurta të "Panorama Sport" konfirmojn­ë se drejtuesit e Flamurtari­t kanë mbajtur një raport shumë të afërt për ta mbajtur lojtarin. Por mësohet se Bushiç ka refuzuar një ofertë shumë joshëse të Skënderbeu­t. Drejtuesit e Flamurtari­t, nga ana tjetër, e kanë joshur Bushiçin duke i premtuar 30% të kontratës në dorë. Kjo ka qenë një tjetër shtysë që ka bërë që lojtari të qëndrojë në Vlorë. Burime të sigurta në klub tregojnë se kroati ka arritur një marrëveshj­e për rinovimin e kontratës me një vit dhe opsion rinovimi për një tjetër sezon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania