Panorama Sport (Albania)

Milani punon për rikthimin e Ibrahimovi­çit

Fasone: Jo ultimatume­ve, "Xhixhon" e presim deri më 3 korrik

-

Çështja "Donaruma" mund të zgjidhet duke gjetur kompromisi­n më të mirë. Sa më shumë Milani nxiton për të gjetur rrugëdalje, aq më tepër Raiola ngadalëson e si rezultat të dyja palët deri më tani nuk kanë përshkuar shumë rrugë së bashku. Me reagimin e klubit të mbështetur edhe nga tifozët duket se situata ka marrë një tjetër drejtim. Fjalë si "nxitim" dhe "ultimatum" nuk përdoren më nga drejtuesi kuqezi, megjithëse koha për të zgjidhur problemin e "Xhixhos" duket jo fort e gjatë.

Diplomaci - Gushti përkon me fillimin e kampionati­t, ndaj Milani nuk mund dhe nuk do ta presë dot aq gjatë "Xhixhon", pasi edhe gjetja e alternativ­ave në atë periudhë të vitit duket shumë herë më e komplikuar sesa tani. I pyetur për ecurinë e bisedimeve, dje administra­tori Fasone deklaroi: "Nuk kam ndonjë të re me rëndësi. Punojmë pa ndalur për të përforcuar sa më shumë ekipin në pritje të 3 korrikut, datë në të cilën shpresoj të kemi ndonjë garanci më shumë. Kemi ende hapur spiralen e famshme, por pritja jonë nuk do të zgjasë pa fund".

Pritje - Kuqezinjtë kanë ndalur audicionet për portierin e ri çka duket një sinjal i dukshëm se shpresat për rinovimin e "Xhixhos" kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Nëse alternativ­at Perin e Neto duken të lëkundur, kjo ka ardhur pasi askush nuk u ka dhënë garanci për titullarë, pra Milani beson te Donaruma dhe te forca e tij mes shtyllave. Data 3 korrik është një tjetër sinjal që përgjigjja e Raiolës do të pritet deri në momentin e fundit dhe nuk bëhet aspak fjalë për ultimatum.

Raiola - Fillimi i korrikut edhe nëse është afat është për Raiolën. Mes grumbullim­it të Milanit më 5 korrik dhe përfundimi­t të Europianit U21 menaxheri ka dërguar në Polo- ni kushëririn asistent Enco, i cili ka për detyrë të bisedojë me "Xhixhon". Nxitimi, nga ana e agjentit, është një sinjal që mund të interpreto­het edhe si vullnet për t'i dhënë fund çështjes "Donaruma" sa më parë, ndoshta në favor të Milanit, ku afatet dhe ultimatume­t nuk përdoren më.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania