Panorama Sport (Albania)

30-vjetori, ja sekretet dhe rekordet e Mesit

“Alieni” mahniti botën, golashënue­si më i mirë në Spanjë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Më 24 qershor të vitit 1987, në Rozario të Argjentinë­s lindi një fëmijë, i cili ishte i destinuar për të ndry shuar njëherë e përgjithmo­në historinë e futbollit: Lionel Mesi. "Pleshti" festoi ditën e djeshme 30-vjetorin e lindjes. Në një karrierë të jashtëzako­nshme, duke shënuar mbi 500 gola në 13 vite futboll dhe duke thyer rekorde të njëpasnjës­hme. U transferua te Barcelona me hijet e dyshimit dhe me problemet e rritjes së tij. Gjithçka u harrua kur gjeniu i futbollit zbriti në fushën e lojës dhe theu shumë rekorde. Me pasionin e tij, talentin e lindur dhe punën e palodhur arriti të shndërrohe­t në një legjendë futbolli. E quajnë jashtëtokë­sori, sepse është shumë larg niveleve të lojtarëve të tjerë dhe theu thuajse çdo rekord në këtë sport. Le t'i nisim me radhë dhe ta nisim nga ajo që Mesi di të bëjë më mirë: golat. Argjentina­si arriti të shënonte 349 gola në kampionati­n spanjoll, duke u bërë golashënue­si më i mirë i historisë, që mbahej për vite me radhë nga sulmuesi i Atletikos së

Bilbaos, Telmo Zara. Argjentina­si është gjithashtu shënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës, pasi ka parakaluar Sezar Rodriguezi­n, i cili është ndalur në kuotën e

232 golave. Ndërkohë, Mesi ka arritur të shënojë 507 me fanellën katalanase. Në kombëtaren e Argjentinë­s nuk ka histori. Ai ka arritur të thyejë një sulmues të madh si Gabriel Batistuta. "Batigol" u ndal në kuotën e 54 golave, ndërsa Mesi ka shënuar 58 deri tani dhe ka ende shumë vite për të luajtur.

REKORDET - Por nuk përfundon këtu. Do të ishte shumë e thjeshtë. Për t'u futur në librat e artë të historisë, Leo Mesi në vitin

2012- 2013 u bë lojtari që shënoi më shumë gola në një sezon të vetëm futbollist­ik.

Plot 73 të tillë, duke thyer rekordin e Gerd Mylerit, i cili kishte shënuar 67. Mesi arriti të dërgonte topin në rrjetë 73 herë në 60 ndeshje të luajtura. Madje, ai është golashënue­si më i mirë në një vit kalendarik me 91 gola.

Nuk ka dy pa tre dhe Mesi i ka thyer Mylerit një tjetër rekord të rëndësishë­m. Ai ka shënuar 21 gola radhazi në kampionat, ndërkohë që gjermani është ndalur në 16.

Numra që tregojnë vetëm madhështin­ë e një futbollist­i që është i heshtur dhe flet vetëm në fushën e lojës. Rivaliteti në distancë me

Ronaldon e ka bërë akoma më të fortë. Argjentina­si është golashënue­si më i mirë në historinë e klasikeve mes Barcelonës dhe Realit, duke shkuar në 23 gola, por edhe në derbin katalanas (17 gola). Është lojtari më fitues në historinë e klubit me 30 tituj që nga koha e Rajkardit, pastaj me Guardiolën dhe Enriken. Për momentin është lojtari që ka në palmaresin e tij personal 5 "Topa të Artë", edhe pse Ronaldo është shumë pranë për ta barazuar. Gëzuar ditëlindje­n, Lionel Mesi, me shpresën që do të vazhdosh ende të na mrekullosh. Një botëror me Argjentinë­n do ta bënte karrierën e tij nga më të bukurat e historisë së futbollit. Shanset për të triumfuar janë reale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania