Panorama Sport (Albania)

Ceremonia , italiani merr "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t"

Italiani largohet me nderimit më të lartë nga Presidenti

-

FSHF-ja ka organizuar dje një ceremoni lamtumire për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i kuqezinjve pas 5 viteve e gjysmë. E organizuar në Tiranë, në katin e 23-të të njërës prej ndërtesave më të larta në kryeqytet dhe që ka zgjatur fiks 45 minuta, ceremonia e fundit e De Biazit si trajner i Kombëtares shqiptare, organizuar nga FSHF-ja, ka shërbyer edhe për t'i dhënë dhuratat dhe nderimet e fundit italianit në vendin tonë.

Kërkesa e FSHF-së - Në fjalën e tij përshëndet­ëse, Armand Duka ka bërë me dije se Komiteti Ekzekutiv në FSHF do të propozojë në Asamblenë e Ardhshme që De Biazi të bëhet anëtar nderi i Federatës.

Nderimi - Dje, në ceremoni, një nga përfaqësue­sit e Presidenti­t të Republikës i ka dhënë italianit urdhrin më të lartë në vendin tonë: "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t". Një dekret që mban firmën e Presidenti­t Bujar Nishani dhënë për kontributi­n që De Biazi ka dhënë në futbollin shqiptar dhe arritjet në drejtimin e Kombëtares kuqezi. Gjatë ceremonisë mbajtën nga një fjalë të shkurtër edhe ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Kutilio, si dhe futbollist­i i Kombëtares Andi Lila. "Faleminder­it Xhani për përfaqësim­in që i ke bërë Italisë. Shpresoj që në tetor kundër Italisë Shqipëria të mos tregohet shumë e keqe me ne", u shpreh ndër të tjera ambasadori i Italisë në vendin tonë. Në fund, trajneri De Biazi lexoi një letër përmbledhë­se dhe falënderue­se për aventurën e tij me Kombëtaren shqiptare, ku ka theksuar veç falënderim­eve dhe përshkrimi­t të udhëtimit, edhe faktin që në të ardhmen mund të ketë sërish kryqëzim të rrugëve të karrierës së tij me Kombëtaren shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania